E gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje intensive shiu dhe situata pritet të jetë e njëjtë të paktën për një javë. Rikthimi i reshjeve do të sjellë edhe mbushjen e hidrocentraleve në lumin Drin.
Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do të jenë zero gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 13 gradë, kryesisht në jug të vendit.
Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin dhe pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. /Dita/

