PD: Shqipëria renditet pas Botsvanës për të bërit biznes

Saimir Lleshi

Duke marrë shkasë nga një raport i Forbes, Partia Demokratike thotë se Shqipëria po zhytet poshtë e më poshtë në renditjen botërore për të bërë biznes. Sipas demokratëve ka disa faktorë për këtë.

“Korrupsioni qeveritar dhe i shtrirë kudo, korrupsioni dhe pengesat burokratike në sistemin e pagesës së taksave, radhët e gjata për të marrë licenca, sistemi i dobët gjyqësor, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pronësisë, dhe lënia pezull e zhvillimit të infrastrukturës kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë tërheqjen e investimeve të huaja tepër të vështirë”, tha koordinatori i Partisë Demokratike, Mateo Spaho.

Ai deklaroi se Shqipëria renditet pas Maqedonisë, e cila renditet e 39-ta, Malit të Zi, i 49-ta, si dhe Ukrainës, që renditet e 61-ta. Demokrati Spaho tha se Shqipëria ndodhet edhe pas Botsvanës subekuatoriale. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *