Pak ditë më parë, një shqiptar u vra me plumb në gojë në Itali. Autori rezulton të jetë një bashkëkombës i tij.
Vrasja duket se ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa shqiptari i arrestuar Jasin Sulo, 31-vjeç, ka rrëfyer atë çka ka ndodhur.
Sipas tij, pistoletën e kishte blerë për t’u ruajtur nga grabitësit dhe kishte kujtuar se nuk kishte plumb brenda në momentin që e ka drejtuar tek shqiptari tjetër Ermal Abdushi, i cili ndërroi jetë në moment. Ai ka deklaruar se menjëherë pas shkrepjes së armës, plumbi e kishte qëlluar shqiptarin në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia italiane ka arrestuar edhe shtetasin Bajram Mersini, 23-vjeç, për posedim droge dhe fshehje të armës së krimit, ndërsa po kërkohet edhe një shqiptar tjetër me banim në Zvicër.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 30 dhjetor të vitit të shkuar në banesën e autorit të krimit.
“E kisha si vëllanë tim, nuk doja ta vrisja”, i ka deklaruar shqiptari prokurit të Komos. Pasi kanë mbërritur në spital, Sulo ka thënë se do të përkonte makinën dhe në këto momente është larguar dhe më pas i ka telefonuar bashkëshortes.
“E djallosa, qëllova dhe vrava një person”, i ka thënë në telefon ai gruas së tij. Pak minuta pasi kishin mbërritur në spital, kushëriri i Abdushit ka tregua policinë se çfarë kishte ndodhur.
Ermal Abdushi ishte mjaft i njohur në zonë, kjo jo vetëm për faktin se ishte futbollist por edhe se pak muaj më parë kishte mbrojtur nënën e tij nga tentative për ta vrarë ish-burri. /Dita/
