Pashkët, Papa: Egoizmi dhe lakmia po shkatërrojnë njerëzit

anazapta

Në lutjen e tij Papa Françesku përmend të gjithë botën, që nga konfliktet mes shteteve, tek varfëria, narkotrafiku, si dhe mëkatet që po mbysin shumë njerëz dhe shkatërrojnë mijëra të tjera. Më shumë se 250 mijë besimtarë marrin pjesë në meshën në Vatikan

“Ftesa që ju bëj të gjithëve: të pranojmë hirin e ringjalljes së Krishtit! Dhe t’i kërkojmë Jezuit të ringjallur që trasnformon vdekjen në jetë, që të kthejë urrejtjen në dashuri, hakmarrjen në falje, luftën në paqe”. Nga dhoma qendrore e Shën Pjetrit, pas meshës së pashkëve, Françesku dha bekimin solemn “Urbi et Orbi” përpara 250 mijë besimtarëve, duke u lutur për “paqe për gjithë botën”, duke filluar nga “gadishulli korean”, për “t’u zgjidhur keqkuptimet dhe duke ngritur një shpirt të ri bashkimi”.

Përshëndetja

Sipas mënyrës së vet, Papa eliminon mbivendosjet – anashkalon përshëndetjen në 65 gjuhë – dhe fillon nga më thelbësoret: “Të dashur vëllezër dhe motra të Romës dhe të botës mbarë, gëzuar Pashkët! Ç’kënaqësi e madje për mua që t’ju jap lajmin “Krishti u ngjall”. Do të doja që ky lajm të futej në çdo shtëpi, në cdo familje, në mënyrë të veçantë aty ku ka më shumë vuajtje, në spitale, në burgje… dhe mbi të gjitha, do të doja që të mbërrinte në të gjitha zemrat”.

Ambjenti dhe fqinji

Pashkët janë “eksodi, kalimi i njeriut nga skllavërimi i mëkatit, i së keqes, në lirinë e dashurisë, e së mirës”, thotë Papa Bergoli: “Edhe sot njeriu duhet të kalojë shumë shkretëtira! Sidomos shkretëtirën që ndodhet brenda tij kur mungon dashuria për Zotin dhe për tjetrin, kur mungon vetëdija që je mbrojtës i gjithçkaje që Krijuesi na ka dhënë dhe na dhuron”.

Lindja e Mesme

Françesku kërkon paqen për Lindjen e Mesme, “në veçanti mes izraelitëve dhe palestinezëve, të cilët kanë vështirësi për të gjetur rrugën e dialogut, në mënyrë që të rinisin me guxim dhe gatishmëri negociatat për t’i dhënë fund një konflikti i cili zgjat tashmë prej shumë kohësh”. Dhe paqe në Irak, “që të ndalë përfundimisht çdo lloj dhune”. Dhe “sidomos për Sirinë e dashur, për popullin e saj të dërrmuar nga konfliktet dhë për refugjatët e shumtë të cilët presin ndihmë dhe ngushëllim”. Më pas Papa ngre shikimin dhe thërret: “Sa gjak është derdhur! E sa vuajtje duhen kaluar para se të gjehet një zgjidhje politike për krizën?”

Afrika

Papa mendon edhe për “luftimet e përgjakshme” që po dërrmojnë Afrikën. Dhe lutet për paqe “në Mali, që të gjejë bashkim dhe stabilitet; në Nigeri, ku fatkeqësisht nuk ndalojnë atentatet që kërcënojnë jetën e shumë të pafajshmëve, edhe ku jo pak persona, edhe fëmijë, mbahen peng nga grupe terroriste”. Dhe akoma “paqe në lindje të Republikës Domokratike të Kongos dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, ku shum janë të detyruar të lënë shtëpit e tyre dhe të jetojnë me frikë”.

Lakmia dhe Dhuna

Por mesazhi i Françeskut në përgjithësi ka ardhur për tërë botën, “ende të ndarë nga lakmia e atij që kërkon të ardhura të lehta, i vrarë nga egoizmi i cili kërcënon jetën njerëzore dhe familjen, egoizëm i cili vazhdon të dëmtojë njerëzit, skllavërimi më i madh i këtij shekulli të njëzet e njëtë”. Një botë “e përmbytur nga dhuna e lidhur me narkotrafikun dhe nga shfrytëzimi i padrejtë i burimeve natyrore”. Apeli i Papës është prekës, kur në fund kthehet në detyrimin e njerëzimit për të ruajtur planetin: “Paqe për këtë tokën tonë! Jezui i ringjallur të sjellë ngushëllim e ngrohtësi atij që është viktimë e fatkeqësive natyrore dhe të na bëjë mbrojtës të përgjegjshëm të Krijimit”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *