Të tjera grafite janë bërë kundër Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.
Grafiti i radhës i bërë publik nga mediat në Prishtinë e nxjerr Presidenten zbuluar, ndërsa emri i shkruar përbri është “Hikmet”, një nga këshilltarët e kryetares së Shtetit.
Grafitet gjenden në murin e një ndërtese prapa shtatores së “Zahir Pajazitit”, rruga që çon kah Fakulteti Ekonomik.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar për këtë rast. Një tjetër grafit u pa disa ditë më parë, i cili është lyer me bojë.
Grafiti i artistit të panjohur e shpërfaqte presidenten në një pozitë të pafavorshme.
E jo larg saj ishte bërë në grafit edhe një copë jashtëqitje.
Ky grafit i cili kishte edhe një urim për Vitin e Ri, ka bërë që sot Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ta fshijë atë dhe ta zëvendësoj me një shkrim tjetër.
Për RrGGK-në është e papranueshme një grafit i tillë i cili ofendon rëndë presidenten Jahjaga.
“Me Presidenten”, eshte mbishkrimi i vendosur në po të njëjtin vend rrjeti i grave,
Rrjeti e quan grafitin seksist dhe fyes.
Madje kryetarja e RrGGK-së, Igballe Rugova thotë se e njëjta nuk do t’i ndodhte një burri në Kosovë.
“Është vërtetë fyese që e para e shtetit të del me mesazh, dikush me ba një grafit seksist për të. Po të ishte një burrë kjo nuk do të kishte ndodhë. Por këtu tek ne akoma gratë shihen si objekt e jo subjekt. Këtë e kemi parë jo vetëm në institucionet e larta, kemi parë në Parlament çfarë diskutimi bëhet aty, e kemi parë në rrugë edhe ngacmime seksuale, por këtë grafitë seksiste ata që e kanë bërë është vërtetë duhet të turpërohen”, tha ajo. /Dita/




Po lereni grafitet, ce vrisni mendjen. Madje beni foto e tregojani me krenari atyre te BE-se se ata vdesin per keshtu gjerash e mbase ju fusin ne BE.
gabim duhet fshire e lare vendi me sapun!!!!!!
Skandali nuk eshte ky grafik,i cili eshte bile i bukur ne genrin e tij!
skandali i vertet eshte menyra se si u perzodh kjo,qe na doli nga xhepin i Dellit, n’ ate post..’.Promotion canapé’ po ky eshte skandali i vertet