Pas vizitës në selinë e kishës katolike, kryeministri Berisha ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Pashkëve. Duke mos qëndruar dot larg politikës as në ditë feste, Berisha i ka dhënë nuanca të tilla edhe urimit kushtuar besimtarëve. Ai e krahasoi ringjalljen që simbolizohet nga Pashkët me ringjalljen e kombit pas shkëputjes nga diktatura.
“Ju përcjell besimtarëve katolikë shqiptarë urimet më të përzemërta për ditën e ringjalljes së Krishtit, hyjit dhe burrit që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e njerëzimit dhe qytetërimit perëndimor. Dy dekada më parë, kombi ynë kaloi në një proces ringjalljeje. Uroj imzot Rrok Mirditën për kontributin historik të ringjalljes së vlerave. Kremtojmë me ndjenjën e përgjegjësisë më të madhe për atë çka është arritur në 20 vite. Uroj që Pashkët e ardhshme t’i festojmë edhe më mirë. Gëzuar!”, tha Berisha.

Nje njeri i dizekuilibruar qe me fjalet e tij kerkon te ndote cdo gezim dhe feste.:( Takon Papen dhe thote qe ai bekoi fitoren e perversit me 23 Qershor, tashti thote qe u ribgjall para 20 vjetesh!!!( Padyshim se nga komunist i keq u be demokrat edhe me i keq)
Po kete Rrok Mirditen pse e kane abandanuar “demokratet katolike” te Shkodres?
Ky njeri eshte pikerisht e kunderta…eshte e keqja per te cilen Kisha na meson te mposhtim.
20 vite me pare u poll e keqja ne Shqiperi
Ky eshte moster. kujdes femijet.
po sot cil do takosh o nastradin se esht fest ,apo ket fest ti e ke perdit gjate gjith vitit ,at koshin me veze vet i ke ber o saleh
Ky është fati jonë i keqë që uzgjove