Çfarë po ndodh me pllakat e Kryeministrisë? Artan Shkreli i shqetësuar

Saimir Lleshi

Boja e hedhur nga protestuesit e opozitës në ndërtesën e Kryeministrisë duket se është e vështirë për t’u hequr.

Materiali i përdorur depërton thellë në murin e ndërtesës dhe për këtë pastruesve u është dashur të përdorin materiale kimike për ta pastruar.

Këshilltari i Ramës, Artan Shkreli thotë se nëse synohet ruajtja e pllakave origjinale, duhet trajtim afatgjatë.

“Problem jo i vogël heqja e njollave të bojës hedhur nga protestuesit në fasadën e Kryeministrisë. Travertina poroze e thith ngjyrën më tepër se veshjet e tjera te gurit pasi substancat e forta depërtojnë lehte në të. Fasada u pastrua vetëm me agjentë kimikë. Por veshja gjithsesi paraqet probleme nga vjetërsia dhe kërkon trajtime speciale ne te ardhmen – nëse duam të ruajmë pllakat origjinale”, shkruan Shkreli në Facebook. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Nëse doje të ruaje pllakat origjinale, ti dhe shefi yt, nuk do t’i kishit dëmtuar duke i shpuar për të vendosur atë strehën skandaloze, duke e kthyer kryeministrinë në barakë.

  • Nëse doje të ruaje pllakat origjinale, ti dhe shefi yt, nuk do t’i kishit dëmtuar duke i shpuar për të vendosur atë strehën skandaloze, duke e kthyer kryeministrinë në barakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *