Ndërpritet prodhimi i energjisë elektrike në Fierzë

Saimir Lleshi

Korporata Energjetike Shqiptare ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali i Fierzës, duke iu drejtuar importit për blerjen e energjisë për dy muajt e ardhshëm.

Reshjet që kanë nisur me intensitet pritet të rikthejnë prurjet e shumta të ujit mbi kaskadën e Drinit, duke sjellë kështu edhe prodhim më të lartë energjie

. Gjatë dy muajve, KESH pritet të importojë rreth 50% të energjisë të kërkuar nga OSHE-ja për furnizimin e konsumatorëve.

Nga të dhënat, bëhet me dije niveli aktual në Fierzë është 276.22 metër, nga 296 që është kuota maksimale. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në hidrocentralin e Fierzës kapi kuotën e 293 metrave, duke rritur rrezikun e përmbytjeve.

Pavarësisht periudhave të ndryshme të thatësirës, prurjet në Fierzë për këtë sezon janë më të ulëtat në dhjetë vitet e fundit. Sipas KESH, prurjet janë 130 m3/sek.

Ndërkohë që në Fierzë nuk po prodhohet energji, dy hidrocentralet e tjera mbi lumin Drin si ai i Komanit dhe i Vaut të Dejës janë në punë, megjithëse me kapacitet të reduktuar.

Sipas KESH, niveli në Koman është 171.05 metër ndërsa prurjet 68 m3/sek kurse në Vaun e Dejës, niveli është 73.99 metër ndërsa prurjet 15 m3/sek.

Megjithatë, KESH do të ruajë rezervat hidrike për të mos cenuar sigurinë e furnizimit me energji. Një pjesë e energjisë prej 180 GW do të prodhohet nga hidrocentralet e vegjël, 400 GW do të prodhohet nga KESH, ndërsa pjesa tjetër do të importohet. Vendit i duhet 880 GW energji. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Hapni more hidrocentralet,se do permbytni Shkodren,!Shkoni merrni Farudin Hoxhen,se i keni lene specialistet tek stolat e lagjes te luajne domino!Keto hajdutet me 2-3 diploma ne xhep dijne vetem te vjedhin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *