Një pasagjer në një avion në Indi mbeti i shokuar, ndërsa po shihte një film të piratuar në avion.
Kjo për shkak se pranë tij ishte ulur aktorja kryesore e filmit, Kriti Sanon.
Pasagjeri po përdorte një projektor personal për të parë filmin, por në krah kishte aktoren 25-vjeçare.
Sanon është një emër i njohur në Bollivud dhe së fundmi ka publikuar filmin “Dilwale”.
“Dikush po sheh versionin e piratuar të filmit “Dilwale” përpara meje. Jam e zemëruar,” tha ajo, duke shtuar “Thuaj jo piraterisë”.
