Prokuroria për krime të rënda ka pezulluar hetimin në Shqipëri për atentatin e dështuar ndaj kryetarës së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe transferon dosjen në Kosovë.
ABC News rapoton se me kërkesë të autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, dosja në ngarkim të atentatorit të penduar Gramoz Nokshiqi dhe bashkëpunëtorit të tij shqiptar të shpallur në kërkim është dërguar në Kosovë, ku ndodhet i arrestuar biznesmeni Mikel Qupi.
Sipas prokurorisë, të gjitha veprimet e kryera në Shqipëri, si dëshmi, marrje provash apo edhe veprime të tjera hetimore janë dërguar në rrugë diplomatike në Kosovë për vazhdim hetimesh me qene se vepra penale është konsumuar brenda territorit të Kosovës.
24-vjeçari Gramoz Nokshiqi u rrëfye para policisë për organizimin e vrasjes se kryetares së komunës së Gjakovës kundrejt 300 mijë eurove dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj komune kundrejt 30 mijë eurove.

Simpatike bjondja kusari