4 elementë të rinj i shtohen tabelës periodike të Mendelejevit

Ornela

Unioni Nnërkombëtar i Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC) konfirmoi autenticitetin e katër elementëve të rinj të tabelës periodike të Mendelejevit.

Bëhet fjalë për Ununtrium (Uut, numri 113), Ununpentium (Uup, 115), Ununseptium (Uus, 117) dhe Ununoctium (Uuo, 118).

Aktualisht elementët kanë emra të përkohshëm dhe më vonë do të zëvendësohen nga emrat zyrtarë, raporton ‘The Guardian’.

Më në fund tabelës së çmuar për kiminë do t’i plotësohet edhe rreshti i shtatë.

Në hulumtim morën pjesë shkencëtarë nga Rusia, Japonia dhe SHBA-ja.

Këta janë elementët e parë të shtuar që nga viti 2011. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *