Gazetari me stazh të gjatë dhe përgjithësisht i respektuar në zanat, Andi Bejtja, ka “zgjedhur” Lulzim Bashën si politikanin e vitit 2015 në një shkrim të tijin, ku bën parapritë se shumëkënd mund ta çudisë kjo përzgjedhje. Si gazetar opozitar në terrenin shqiptar (çdo gazetar duhet të jetë parimisht, edhe opozitar) që kjo mazhorancë i mbylli kanalin mediatik ku punonte, është e kuptueshme që në kërkim të koordinatave të reja, Bejtja të bëjë njëfarë atashimi pranë PD-së. Një spirancë kjo që nuk mund të hidhej pranë Berishës, pasi do ishte një vetëvrasje profesionale; ndaj dhe në këtë kuptim Basha bën sens si zgjedhje.
Por edhe sikur arsyetimi të ishte thjesht një vëzhgim personal pa asnjë prapamendim, ky piketim i Bejtjes e plotëson pritshmërinë e autorit se shumëkush do çuditet. Kjo është e vërtetë. Por çfarë merite i njeh ai Bashës?
Bejtja citon iniciativën e dekriminalizimit, që është meritë e kreut të PD-së. Mandej përmend të famshmin raport-jo raport të OSBE-së, i cili nxikërka të tërë kryepolitikanët (pra Ramën, Metën, Berishën) e vendit me përjashtim të Bashës. Kjo është, me pak fjalë, cv-ja e Lulzim Bashës, që sipas Bejtjes nuk qenka dhe aq në gjumë, edhe pse kështu do të donte mazhoranca.
Le të bashkohemi me autorin vetëm në këtë pikë të fundit. Basha vërtet nuk fle gjumë. Problemi është se si e ka përdorur ai kohën gjatë së cilës është jashtë krevatit dhe me kostum të shtrenjtë, në vend të pizhameve që gjithashtu duhet t’i ketë të shtrenjta.
Duke lënë mënjanë lojën e raportit, “për t’i bërë qejfin” Bejtjes po lëmë edhe të tjera gjëra mënjanë në këtë histori bashiste. Pra, për një marrëveshje fjale në distancë po pranojmë që vrasjet e 21 janarit 2011 janë bërë me urdhër, inicativë dhe autorizim të vetë Berishës, i cili dhe mbuloi më pas zullumin e dorasve, duke lëvizur çdo gur dhe duke bërë zullume të tjera, shumë prej të cilave harbute e qesharake edhe për ligjin e së drejtës penale të fiseve afrikane.
Le të pranojmë edhe që marrëveshja e detit me Greqinë, ishte vepër e kryeministrit Berisha dhe Basha ishte thjesht një zbatues i bindur.
Por edhe për sytë e vëzhguesit me përvojë Bejtja, Lulzim Basha nuk mund të mos jetë veçse një i akuzuar i padënuar nga drejtësia shqiptare për vjedhjen e 230 milionë eurove të aferës së rrugës Durrës-Kukës, që epitetit Rruga e Kombit duhet t’ja zërë vendin Vjedhja e Kombit. Bëri të pamundurën për të shtyrë afatet, për të mos u dënuar “me procedurë”, si me thënë, duke paraqitur raport. Pra, kam vjedhur por s’më dënoni dot se kam qenë pa qejf dhe s’vij në gjyq.
Bardhoshi Basha (raporte të bardha, thotë Bejtja), minimalisht është mega-hajdut; a krijon dot Bejtja, qoftë dhe një ide fizike se sa vend zënë 230 milionë euro, qoftë dhe me prerje të madhe? Se ç’domethënë kjo shumë për një vend si Shqipëria?
Po për agjencinë monopoliste të fluturimeve ajrore, që lindi si feniksi nga hiri, më saktë nga hiçi; dhe që u tret si kripa në ujë sapo PD-ja humbi zgjedhjet, nuk ka asnjë shënim për të bërë autori, që mbase ato muaj mund t’i kenë ngelur edhe vetë biletat në dorë? Për të mos folur për biznese e afera të tjera, më “të vogla”?
Pra, a mund të jetë arkitekt dekriminalizimi një hajdut, merita e vetme e të cilit është se ka vjedhur aq shumë saqë kolegëve të tij u vjen turp nga vetja? Dhe a mund të jetë ky tip, politikan viti; i cilitdo vit? Për Bejtjen, mesa duket po…

Kryqëzim i rrezikshëm politik për Shqipërinë:
Kokoshi i Surrelit ka ikur në Majami, Lulushi në Holandë.
Edhe Eri Veli që i del për zot romëve ikën në Sri Lanka.
Jemi në dorë të Salës dhe Ilirit
🙂
Deri ne momentin e ndergjegjesimit si popull , te gjithe ata qe keni permendur me siper do te bejne gallate me ne . Uroj qe ne zgjedhjet e ardhshme te zgjidhen drejtues qe nuk vijne nga partite dhe backgroundi i tyre qe nuk kane ndryshuar qe prej 25 anarki .
Nje vit te mbare te gjithe shqiptareve kudo ku ndodhen .
Andi Bejtja ka gelltitur lugen e çorbes dhe prandaj vazhdon te vjelle (jashteqitje) nga goja ,nje nga ANAListet e pacipe dhe pa TURP ,nuk mund t’a ule vehten me poshte dhe nje sugjerim:Ndrysho profesion.
Jemi ne Shqiperi. Nuk e dime se cfare duhet te beje nje shqiptar qe te shpallet tradhetar i atdheut?
Ne SHBA, France, Angli, Greqi, Gjermani etj, Basha do te ishte varur ne litar. Bashke me Bejten.
Po mor Bejtja po….poooooor qe shiti territor shqiptar tek greket, apo vodhi paret e rruges per Kosove, apo qe grabiti mandatin e kryebashkiakut, apo qe vrau me 21 Janar, apo qe humbi ne menyre katastrofike ne zgjedhjet lokale….dhe akoma nuk eshte gjykuar nga drejtesia. A te bejne keto politikan te respektuar?
Prandaj disa gazetare si Bejtja jane po aq te te rrezikshem dhe kriminele sepse duan justifikojne politikanet hajdute dhe kriminele si Basha.
Bejtja me kete zgjedhje ka treguar se sa pa moral si gazetar dhe si qytetar eshte, se sa jo profesional si gazetar eshte.
Mbrotja e nje krimi perben veper kriminale dhe Bejtja duhet te jete ne radhe pas bashes per te shkuar ne burg
Po si mund te jete politikani i vitit nje hajdut ,nje kusar qe shet vendin e vet dhe nje vrases!Nuk e dine sa eshte paguar ky palo gazetar per ta shpallur politikan te vitit kete palo politikan.
TREKENDESHI BERMUDES QE PO E VARROS SHQIPERINE JANE
– SUPER PUSHTETI I AMBASADAVE
-PUSHTETI DREJTESISE
-PUSHTETI I MEDIAVE ( ku futet dhe gazeta Dita qe keto menxyra qe po ndodhin po i perdor per biznes mediatik)
Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe asaj boterore, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulqim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare.
I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –
DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES
1. Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
3. 21 Janari
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.
KONKLUZION
Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje” dhe pasardhesi I tij Donald Luli I cili po ben dekriminlalizim duke perjashtuar kriminelet Lul Berisha
Eshte kotesi,kaos,krize logjike,te besosh drejtesi ne shqiperi, pa cuar ne gjyq lulin,pa kuituar kleptot e tjere.
Nje gazetar,qe del hapur ne mbrojtje te krimit e te krimineleve,nuk eshte as nje grimce me
pak kriminel se sa vete kriminelet,qe ai merr ne mbrojtje . Pa luftuar e qerruar me pare nga
faqja e dheut keta gazetare , si puna e ketij plehres Andi Beqja , nuk mund te luftohet e
pastrohet vendi nga kriminelet .
Kukudhi ka mik lugatin
Per artikullshkruesin. Akuzon Bejtjen pe rtendence atashimi prane Opozites. Qe nje gazetar te jete pjese e opozites dhe te bejne opozite eshet gjeja me morale she me e moralshme por te jesh b.. lepires i pushetit dhe i qeverise eshte gjeja me e pamoralshme dhe ndryshe quhesh Gazetare- Prostitute.
Sa per Bashen duhet te dish shume gjera:
Ka nje arsimin plotesisht perendimor dhe cilesor.
komunikon me koncepte shume te qarta me te gjithe diplomatet dhe te huajet.
ka nje pervoje shume te gjate dhe te rendesishme:
Eshte nje nder themeluesite e ministrise se Drejtesise ne Kosove. nje keshilltare Juridik i UNMK
Ka qene Minister i Komunikacionit dhe ka ndertuar nje nder rruget e vteme ne Shqiperi ” Rrugen e Kombit” Akuza ishte fare qesharake dhe poliktike nga Dhori Sallaku sot antare i strukturave drjetuese te PS.
Ka qene Minister i Jashtem kur Hsqiperia Hyri ne NATO
Minister i Brendahem kur u liberalizuan Vizat e shqiptreve.
sa per Kufirin detar. Kjo eshte akuza me hipokrite qe i behet Lulzim Bashes, sot eshet sekretar i Ministrise se Jashteme ai qe ishte negociator
Per akuzen idiote te 21 janarit ata qe nuk duhet et flasin jane socilistet. u vertetua se te gjithe te vraret ishim me rikoshet. Nuk ka te drejte askusht te jap urdhera ushtrakeve pervec eproret Ushtarak. Kjo tregon se Artikullshkruesi eshte aq mjerues.
Kush e mbylli TV e Bejtjes maxhoranca apo dreqtesia (drejtesia) jone. Nje gazetar pervec se opozitar duhet te kete dhe integritet, qe me sa duket u mungon shume te tilleve ne Shqiperi.
Une e thashe njehere por pse nuk e publikoni.