Miliarderja e Instagramit: Më vjen turp t’ju them sa shpenzoj për rroba

Ornela
Clarisse LaFleur for Femail

Clarisse Lafleur, nga Australia është një nga fëmijët më të pasur të Instagram-it, vajza e një miliarderi e cila megjithatë, thotë se i vjen zor të tregojë se sa shpenzon vetëm për rrobat e saj. 18-vjeçarja pranon se shpenzon për rroba e bizhuteri sa ç’mund të fitojnë shumica e njerëzve gjatë një viti.

Por ndërsa babai i saj paguan për këtë stil jetese, vajza thotë se mezi pret të fillojë punë, që të fitojë vetë paratë që i duhen.

“Të jesh i pasur nuk do të thotë të hedhësh paratë kudo dhe të veshësh disa rroba firmato dhe bizhuteri të shtrenjta. Kështu nuk dukesh i pasur, dukesh si një pemë Krishtlindjesh. Duhet të kesh edhe kulturën, ndryshe njerëzit do qeshin me ty”,- shkruan ajo, sipas “Daily Mail”.

“Më vjen zor të tregoj sa shumë shpenzoj për rroba dhe aksesorë. Shumë njerëz nuk i shpenzojnë kaq në një vit. Megjithatë njerëzit në rrjetet sociale më shohin si një shënjestër të lehtë, pasi jam bionde e re. Disa më quajnë budallaqe, të tjerët më thonë se jam kurvë. Dikush më tha se do donte që të më zinte kanceri. Por unë dhe disa të tjerë e shohim Instagram-in thjesht si një ditar të jetës sonë. Nëse doni, mos më ndiqni”,- tha ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *