Policia e Tiranës ka marrë masa të forta sigurie duke u shpërndarë e gjitha në terren, nisur nga ngjarjet e ndodhura në fundvit
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se, në vëmendje janë personat me precedentë penalë dhe shmangia e aksidenteve rrugore. Ata shtojnë se këto masa do të zgjasin disa ditë.
Gjithashtu, në kuadër të këtyre masave, policia ka nisur kontrollet dhe ka shoqëruar disa persona. Burimet policore bëjnë të ditur se uniformat blu po punojnë në bazë të një liste të skeduarish.
Edhe policia e Gjirokastrës ka vendosur shërbime të përforcuara në akset kryesore të këtij qarku.
