Vlorë, dhunonte bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 47-vjeçari

redaktor

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Në pranga ka rënë shtetasi Sokol Shehaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i këtij personi u bë në banesën e tij në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike (të përsëritur) kundrejt bashkëshortes, M.Sh, 41 vjeçe dhe djalit të tij S.Sh, 26 vjeç”, bën me dije policia.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “dhunë në familje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *