Drejtuesit e studios që prodhon sagën e famshme James Bond, kanë në plan t’i ofrojnë Daniel Graig, opsionin për të xhiruar në të njëjtën kohë dy filma, serinë e 25 dhe atë të 26.
Kjo do të ështe hera e parë që do të xhirohej një film i James Bond në advancë. Arsyeja që i shtyrë autorët, ka qenë fakti që ata duan medoemos të mbajnë Daniel Craig në rolin e agjentit 007.
Pas premierës së fundit të “Specrte”, 47 ka thënë se do të rimendojë pjesëmarrjen në serinë e ardhshme.
Një burim i brendshëm i kompanisë i ka thënë “The Sun”, se: “Producentët dhe studio janë të dëshpëruara për ta mbajtur Daniel ende në këtë rol. Por ai është i shqetësuar nga koha e madhe që kërkon ky film për t’u xhiruar dhe që e mban larg familjes. Ata shpresojnë se duke e xhiruar në këtë mënyrë koha do të jetë më e shkurtër”.
Producentja e sagës Bond, Barbara Broccoli është shprehur se “Në pranverë, do të nisim sërisht. E dua Daniel dhe do të bëj maksiumin për ta mbajtur atë në film”.
Ndërkohë që bashkë protagonistja ne filmi “Spectre” aktorja Naomie Harris, por edhe Ben Wishaw dhe Ralph Fiennes kanë firmosur tashmë për të qenë pjesë e filmit të ri. Ndërsa aktori Christoph Waltz është shprehur se do të jetë sërisht pjesë e Bond, vetëm nëse është dhe Graig në kast.
