Do të shpenzohen 314 milionë lekë në minutë…

Saimir Lleshi

Sa para do të shpenzohen për ju gjatë këtij viti? Këtë ua thotë ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Ministria u dërgoi medieve sot “Buxhetin 2016 për Qytetarët”, siç e cilëson ajo. Gjatë këtij viti, qeveria do të shpenzojë 452.1 miliardë lekë.

Ose rreth 156 milionë lekë për çdo burrë, grua dhe fëmijë në Shqipëri, ose rreth 1.3 miliardë lekë në ditë, ose rreth 314 milionë lekë në minutë.

“Buxheti i vitit 2016 është buxheti i zhvillimit rajonal, i thellimit te reformave dhe i uljes se borxheve dhe taksave. Shumica e këtyre parave vijnë nga taksapaguesit shqiptare. Qeveria i shpenzon këto para për një sërë aspektesh – nga programet e mëdha siç janë Sigurimet Shoqërore, Ndihma Ekonomike, Arsimi, Shëndetësia. e deri tek aktivitetet e vogla dhe te padëgjuara siç mund te jete riparimi i një zyre apo blerje kancelarie. Se bashku, këto programe përbëjnë atë që quhet Buxheti i Shtetit”, sqaron ministri Cani në dokument.

Ministri është i ndërgjegjshëm se shumë qytetarë nuk janë të informuar siç duhet për buxhetin dhe për këtë arsye është krijuar guida në fjalë. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *