Formula për ristrukturimin e Gjykatës Kushtetuese

Saimir Lleshi

Paketa e reformës në drejtësi pritet të mbyllet brenda këtij muaji. Ekspertja e lartë pranë komisionit të posaçëm Aurela Anastasi bëri me dije sot edhe ndryshimet që do të bëhen për Gjykatën Kushtetuese.

“Ajo që ka mbizotëruar dhe mbetet dhe tani eshte  formula tre+tre+tre (anëtarë), të zgjedhur nga Presidenti, Kuvendi dhe pushteti gjyqësor”, sqaroi ekspertja Anastasi.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shtoi ajo, ka shumë mundësi që të mbetet një zgjedhje e vetë anëtarëve të Gjykatës.

Anastasi bëri me dije se pasi të mbyllen diskutimet për Gjykatën Kushtetuese do të vazhdohen me gjykatat e tjera.

Ajo shprehu vullnetin e përfundimit të draftit brenda muajit janar, duke respektuar dhe kërkesën e Komisionit të Venecias. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *