Opozita nuk heq dorë nga hetimi i SHIK-ut

Saimir Lleshi

Subjektet opozitare nuk kanë hequr dorë nga formimi i një komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës.

Sipas opozitarëve, pa hetimin e këtij Shërbimi nuk mund të ketë as pavarësi të shtetit dhe as drejtësi ligjore, prandaj, sipas tyre, pasi të kthehet normaliteti në skenën politike vendore duhet të formohet edhe ky komision parlamentar.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë të ditur se do të vazhdojë iniciativën për formimin e një komisioni hetimor për SHIK-un, pasi ky subjekt politik konsideron se zbardhja e çështjes së SHIK-ut është jetike për Kosovën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *