Policia e Fierit ka arrestuar një person, që ka vjedhur 200 litra vaj hidrauliku, duke shpërdoruar detyrën.
Sipas policisë, nga ana e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëveprim me strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, u finalizua operacioni policor “GRACKA”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi, Lefter Mërtiri, banues në Fier, me punë mekanik në Kompaninë “Bankers Petrolium”. .
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Sheqishte Fier, u kap në flagrancë duke vjedhur 200 litra vaj hidrauliku me mjetin e tij kamioçinë tip ‘HINO”, me targë AA 832 HE, për ta shitur në tregun e zi me qëllim fitimi. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti dhe sasia e vajit hidraulik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës.
