Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbledhje të jashtëzakonshme për Korenë e Veriut

Saimir Lleshi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta mbaj sot një takim të jashtëzakonshëm në Nju Jork, pas testimit të bombës me hidrogjen të Koresë së Veriut.

Takimi i sotëm i 15 anëtarëve që do të mbahet me dyer të mbyllura, është thirrur nga Kombet e Bashkuara dhe Japonia.

“Derisa në këtë kohë ne nuk mund të konfirmojmë nëse është kryer një test i tillë, ne vetëm e dënojmë çdo shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe sërish i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që tu përmbahet detyrimeve dhe angazhimeve e saj ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësja e misionit të SHBA-ve, Hagar Chemali.

Ajo nuk e ka konfirmuar kohën se kur do të mbahet takimi, por takimet e KS të OKB-së zakonisht fillojnë në orën 10 sipas kohës në Shtetet e Bashkuara

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *