Greqi, “Agimi i Artë”: Emigrantët kriminelë të dënohen me vdekje

anazapta

Pas rasteve të arratisjes nga burgu të të dënuarve shqiptarë, si dhe vrasjes së një vajze 26-vjeçare në një shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa grabitësve, njëri prej të cilëve shqiptar, ka reaguar edhe partia nacionaliste greke duke kërkuar dënim me vdekje

Ka ngritur sërish zërin për një tjetër çështje lidhur me emigrantët partia nacionaliste “Agimi i Artë”, e cila ka 18 deputetë në parlamentin grek. Këtë herë, nisur edhe nga ngjarja më e fundit ku një 26-vjeçare mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe disa grabitësve, ata kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje. Si shumë herë rastet e fundit deputetë e Agimit të Artë kanë fajësuar emigrantët për gjendjen në të cilën ndodhet shteti i tyre. “Vrasësit e huaj e kanë kthyer vendin në një xhungël dhe shteti nuk është në gjendje të merret me ta, ndaj është urgjente armatosja e forcave të sigurisë me armë të afta për të përballuar bandat e blinduara të kriminelëve të huaj. Kriminelët e arrestuar lirohen shumë shpejt ose arratisen dhe vazhdojnë të vrasin qytetarë të tjerë të pafajshëm me gjakftohtësi”, thonë në një deklaratë, duke cituar edhe ngjarjen më të fundit ku të burgosur shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikalas.

Sipas tyre, vendimi për të hequr dënimin me vdekje në vitin 1993 nuk ishte i duhuri, megjithëse rasti i fundit kur gjykatat greke kishin dhënë një dënim me vdekje ishte viti 1972.

Policia greke ka deklaruar se njëri nga personat që kryen grabitjen në një restorant në Athinë dhe më pas qëlluan për vdekje aksidentalisht një vajzë 26-vjeçare, ishte shqiptar. Madje, është identifikuar si Marian Kola, 36 vjeç, një nga të 8 të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikalas. Fotoja e Kolës është bërë publike ndërsa u deklarua se gjurmët e tij janë gjetur në restorantin e grabitur nën kërcënimin e armëve.

E reja e cila u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit, po udhëtonte me makinën e saj.

Bëhet e ditur gjithashtu se punonjësit e burgjeve dhe ministria greke e Drejtësisë janë të shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës së të dënuarve në burgje, të cilët janë kthyer në një lloj mafie të krimit organizuar, që posedojnë përveç thikave të improvizuara edhe armë të rënda si kallashnikovë apo granata.

Shqetësimi vjen nga rasti i pengmarrjes së të burgosurit Alket Rizai në burgun e Malandrinos, nga arratisja që ndodhi në burgun e Trikalas, por edhe nga fakti që në burgje ndodhen më shumë të dënuar sesa është kapaciteti i tyre. Gjithashtu i ulët është edhe numri i oficerëve të burgut, raporti i të cilëve gjatë natës shkon 1 roje për 500 të burgosur.

Share This Article
2 Comments
  • o rraze e keqe, po kur te bejne krime jashte shtetit te tyre grekerit ti denojne me vdekje, o surrat i cakerdisur, ata emigrante kane mbi 20 vjet qe po te mbajne gjalle bujqesine,blektorine,ndertimin etj. qe dhe pjatat nuk i lani vete po doni sherbuese o lypsaret e evropes qe sdini gje tjeter vec te mbureni per vete, dhe te shani te tjeret.

  • Permetari, duhet heshtur kur njerezit tane jane te perfshire ne krime dhe duhet ngritur zeri ne kupe te qiellit kur shteti yne u le hapsira vepruese perfaqesuesave apo sejmeneve ne sherbim te politikave albanofobe si e surratit te ketij te lindurit mes kryqezimit te geneve te qenit dhe njeriut.Nje sejmen te ketij salihu na e mba minister…”pune e perkrahjeje” te asaj partie….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *