Xhejms Bond ka ekzistuar në të vërtetë dhe ka pasur origjinë serbe. Ai quhej Dushan (Dushko) Popov dhe ka lindur më 10 korrik 1910. Ka qenë ky person një inspirim për Ian Fleming, që të krijojë personazhin e Agjentit 007, në novelën e tij të parë, më 1953-n, që u pasua edhe nga shumë tjera më pas.
Popov ishte një agjent i trefishtë gjatë Luftës II Botërore. Ai, siç raportojnë shumë media, dhe siç thuhet në shumë emisione e dokumentarë, ai ka ndihmuar shumë forcat aleate në luftën kundër gjermanëve. Bile, ka paralajmëruar edhe sulmin e japonezëve në Pearl Harbour, më vitin 1941, por nuk është marrë seriozisht.
Edhe vetë Fleming, që shkroi për Xhejms Bondin, ka qenë spiun, që ka punuar për shërbimin sekret informativ britanik, transmeton Klan Kosova. Pos britanikëve, serbi ka punuar, nën emrin “Dusko”, për inteligjencën dhe kundërinteligjencën e Mbretërisë Jugosllave, por edhe si “Ivan”, për shërbimin sekret gjerman “Abëer”.
Për shkak të gjithë këtyre angazhimeve, Popov ka qenë shumë aktiv dhe ka patur punë me shumë njerëz, përfshirë edhe femra të bukura. Me të përfunduar lufta, Dushko ka jetuar në Amerikë, ndërsa është njohur për një stil ekstravagant të jetesës, ashtu sikur paraqitet Bond në filmat e tij. Popov ka shkruar memoaret e tij “Spiunimi, kundërspiunimi”, më 1974. Ai ka vdekur më 1981, në moshën 69-vjeçare.

Me kaq shkolle sa kam une,di qe kush lind ne vitin 1910 dhe vdes ne vitin 1981,i bije qe te ket rrojtur 71 vjet.
Nuk e di pse artikullberesit i rezulton qe te kete vdekur 69 vjec me keto data te lindjes dhe vdekjes!
Ka lindur ne 1910 dhe paska vdek ne 1981 në moshën 69-vjeçare ??????
Wouuu….. 81 – 10 = 69 Hahahaha….
Ej…kush jua ka bere aritmetiken mo????
Apo ketij tastieristit qe ka postuar kete artikull i pelqen shume numri “69” hahaha
Lereni qyfyret dhe storiet..
Agjenti D.Popov, nuk ishte dalmat vinte nga prinder te
perziem. Familja e ti ka jetuar ne Dubrovnik Kroaci e jo ne Serbi. Ishte bir i nje familje
dalmate shum te pasur.Filloi heret te punoi per sherbimin sekret te Mbreterise
Jugosllave. Vazhdoi shkollimin ne Gjermani ne nje universitet prestigjioz dhe
elitar te kohes.Si student ngiste veture sport, prishte para te pallogaritura,
conte nje jete te shfrenuar. Gjate kohes si student rekrutohet permes shokut te vet gjerman ne sherbimin sekret ushtarak te ABVERit, pastai me fillimin e luftes filloi te punoi
per sherbimin anglezMI6.Ku edhe avancoi mjaft fale kontakteve me eliten aristokracike te gjermaneve qe urrenin Hitlerin.Ne Qershore/Gushte te 1941 anglezet e dergojne me mision ne SHBA.Drejtori i atehershem i FBI amerikane Adgar Hoover e arrestoi fillimisht pastai e liroi duke e mbajtur ne mbikeqyrje te rrept dhe
pas nje kohe te shkurter e perzuri per Europe si te dyshimt,ekstravagant, rrenc dhe
moralisht i komprometuar. Egzistojne dosjet tani te zbardhura te FBIse per te dhe odisene e ti ne New York.Nje nder bamet e ti te medha eshte ajo e madhjes me qira per 2 muaj te nje vile ne E.Hamptons ne L.I per nje shume te cmendur per kohen$200.000. Ne Amerike ai nuk ka jetuar kurr. Pas lufte u perzu edhe nga nga Anglia per te jetuar diku ne France i vetmuar me nje maroken si sherbetore besnik te ti.
Kjo eshte e verteta e “James Bondit serb” tjerat jane sajesa qe ai
vet i konstruktoi ne nje memoar te ti ne vitet e pleqerise.