Kokalari: Do bindem në seriozitetin e ambasadorit Lu kur të përballet me Uisnerin dhe Shkëlzenin

redaktor

Ekskluzive nga SHBAGeri Kokalari thotë se do bindet që ambasadori Lu është serioz dhe i sinqertë në angazhimin e tij kundër korrupsionit në Tiranë, nëse ai përballet hapur me dy akte të rënda korruptive që kanë ndodhur në Shqipëri me “partneritet” amerikan: Albpetrol dhe Gërdeci.

Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan ka qenë nga denoncuesit publik kryesorë në këto dy afera.

Në rastin e Albpetrol “kjo mund të kërkojë nga ai (ambasadori) që të ballafaqohet me Frank Uisner…” – thotë Kokalari në një intervistë për DITA. Në rastin e Gërdecit ai thotë se nuk pret angazhim sepse kjo “do të hapte një nevojtore krimbash”.

 

 

*********

DITA botoi disa numra më parë një letër që Kokalari i dërgonte ambasadorit Lu sapo ky ishte vendosur në Tiranë.

Në atë letër ai shkruante rreth dyshimeve se z.Lu ishte emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner.

Uisner dhe Lu kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe janë miq prej kohës studentore.

A mendon njësoj z.Kokalari për ambasadorin pas zhvillimeve të fundit në Tiranë me atë që njihet si reformë në drejtësi?

Xhevdet Shehu e intervistoi dje z.Kokalari dhe e pyeti nëse vijonte të ishte skeptik bazuar te lidhjet e ambasadorit.

Berisha dhe përfaqësuesi i Patton Boggs, Frank Wisner
Berisha dhe përfaqësuesi i Patton Boggs, Frank Wisner

– Unë nuk kam asnjë dyshim se Sali Berisha do të përdorë çfarëdo marrëdhënie që ai ka në dispozicion të tij, dhe ai do të tregojë gënjeshtra që janë më të mëdha se çdo mal në Shqipëri në përpjekje për të çarë rrugën e tij të kthimit në pushtet. Siç e kam lënë të kuptohet në shumë raste të tjera, unë besoj se ai është një megaloman i pamëshirshëm, i cili përfaqëson pengesën e vetme më të madhe të përparimit të Shqipërisë si një demokraci me një sistem gjyqësor funksional.

Unë gjithashtu nuk kam asnjë dyshim se Berisha, me fondet e qeverisë shqiptare, e ka përdorur Frank Uisner si operativ të tijin të paguar, dhe nuk ka dyshim se Uisner kishte një marrëdhënie në të shkuarën me Donald Lu. Dhe këto gjëra unë i di, si dita që pason natën.

Unë i solla të gjitha këto në vëmendjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në kohën e procedimeve të nominimit të Lu-së. Sot, unë nuk e di se deri në çfarë mase, nëse ka ndonjë, Uisner është përpjekur të ndërhyjë në emër të Berishës me anë të Donald Lu që kur ai mori pozitën e tij si ambasador.

Megjithatë, unë mund t’ju them se në qoftë se unë do të mësoj se Berisha tani është duke përdorur Uisner në përpjekje për të lobuar me Donald Lu, e sigurt si nata që pason ditën, unë do ta sjell këtë në vëmendjen e anëtarëve të Kongresit në Uashington. Dhe nëse Berisha apo dikush tjetër mendon se kjo është një shaka, atëherë unë sugjeroj që ata t’i kërkojnë ambasadorit Uidhers nëse ai mendonte se ishte shumë qesharake, kur ai u detyrua të fluturojë për në Uashington për të dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Kongresit që hetonte AEY – thotë Kokalari për DITA.

Hetimi i Kongresit për këtë çështje ka filluar me shkak angazhimin e Kokalarit.

Ambasadori Donald Lu
Ambasadori Donald Lu

Por aktivisti, që tani është në krye të një organizmi me emër “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, thotë se do bindej në sinqeritetin e antikorrupsionit të ambasadorit nëse ai do angazhohej në çështjen e Albpetrol dhe Gërdecit, krime ku janë implikuar edhe amerikanët.

“Diçka që do të më bindi mua nëse ambasadori Lu është i sinqertë në fushatën e tij kundër korrupsionit është në qoftë se ai merr iniciativën për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të hetuar rastet kur ne e dimë se ka prova të forta për korrupsion.

Për shembull, në lidhje me Albpetrol, ne e dimë se tenderi i privatizimit ishte dhënë një bashkëpunëtori të Sali Berishës, i cili në mënyrë misterioze doli si fitues në orën njëmbëdhjetë, ndërsa ne e dimë se firma e Frank Visner, Patton Boggs, ishte konsulent i qeverisë Berisha për tenderin Albpetrol; ne gjithashtu e dimë se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të siguruar tenderin. Është gjithashtu fakt se një dokument zyrtar i qeverisë shqiptare shpalli të vlefshme procesin e tenderit dhe garancinë bankare të Patton Boggs. Unë besoj se mashtrimi ishte kryer nga amerikanët dhe shqiptarët, duke përdorur American Chartered Bank….

Nëse Ambasadori Lu është serioz në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, unë sugjeroj që trysnia e tij mbi qeverinë shqiptare që të bëjë gjithçka ka në dorë për hetimin e këtij mashtrimi që është kryer kundër një institucioni amerikan federal financiar të licencuar.

Dhe unë do të jem të lumtur ta ndihmoj atë në këtë çështje, dhe, në këtë mënyrë, fjalët e tij lehtësisht mund të shndërrohen në vepra. Por kjo mund të kërkojë nga ai që të ballafaqohet me Frank Uisner. Kjo mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë….” – thotë Kokalari për DITA.

Sali Berisha e Fatmir Mediu
Sali Berisha e Fatmir Mediu

Ai përmend edhe Gërdecin, ose siç njihet në SHBA, skandali AEY, ku Kokalari ka ndihmuar publikimet e njohura në faqen e parë të New York Times-it, me informacionin që iu dha nga Kosta Trebicka, më pas i vdekur në një aksident krejtësisht të dyshimtë.

Një libër është botuar kohët e fundit në SHBA për këtë histori të përgjakur korrupsioni në nivele të larta.

“Sipas librit dhe intervistave me dëshmitarët okularë, Shkëlzen Berisha ishte i implikuar në skemën e AEY, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Pse nuk ka patur ndonjë hetim në bashkëpunimin e zyrtarëve të qeverisë shqiptare në çështjen AEY? Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur të dërguar amerikanë, si Marsi Ris, e cila me vetëdije shihte rrugë të tjera, për shkak të bashkëpunimit me Berishën dhe Mediun në lidhje me objektivat e tjerë të SHBA në Ballkan.

Nëse Ambasadori Lu është serioz, ai mund të detyrojë qeverinë dhe gjyqësorin shqiptar të rihapë këtë çështje. Por unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndoshta për shkak se Departamenti i Shtetit ka frikë se do të hapë një nevojtore krimbash që mund të implikojnë njerëzit e vet – thotë Kokalari për DITA.

 

 

 

************

Një version i zgjeruar i intervistës së Xhevdet Shehur me Kokalarin mund të lexohet i plotë nesër në Dita

Share This Article
25 Comments
  • vazhdon lufta e Rames kunder reformes ne drejtesi dhe zotit Lu dhe SH B Ase nepermjet mashtruesve si Kokolari dhe gazetave te Rames

    • Meso Shqip more Monster ,nuk eshte Migjeni i Math ,por Migjeni i madh,mor shpellar qe na prishet gjuhen tone te embel,sa per Kokalarin ,Ai eshte Shqiptar i Vertete qe nuk do tju lejoj kurre ju Shushunjat ti pini Gjakun Shqiptareve.

      • E debil i lindur, ti mendon se zemra e shqipes eshte Gjirokastra. Zemra e Shqipes eshte Veriu, Ku eshet shkruar Libri i pare i gjuhes shqipe” Meshari” Fjalori i pare i gjuhes Shqipe, A di gje ti nga ishin Marin Barleti, Marin Bicikemi, Gjon Buzuku,Frang Bardhi,e Budi e Bogdani
        Kur keta korifej levronin gjuhen shqipe, ju kishit vetem Bejtexhinjte.

        • Keto figura te shquara patriotike dhe intelektuale, gjithe Shqiperia i respekton.
          Por kur permend Marin Barletin, permend edhe krimet e Berishes, Shkelzenit, SHIk dhe bodyguardeve qe vrane Remzi Hoxhen e plot te tjere.
          Ndarjen Veri-Jug e filloi Sali Berisha, dhe te gjithe ju kriminelet e mbeshtesni, se Qytetaret e Shkodres, Dibres, Burrelit, nuk e bejne kete dallim.
          Te gjithe fshataret, qe erdhen nga malet, shkojne si tufe hienash, te shqyejne ndonje gje mbas Sali Berishes.

    • Mos je gjë Luli ti që komenton, apo pjesë e mafias së Lulit që tregon se nuk të shkon mbas mides reforma në drejtësi?

    • Ti ne emrin e te madhit dhe jo te ( mathit) Migjen . Juve berishjanve sigurimsa pislleqe pse po ju djeg per ket qe ka ba ky Kokalari se ka denancu nje te vertet . Ne e dim se Amerika e ka ba kondrabanden e armeve Shqiptare ne azi dhe afrik bashk me kriminel berishen se ishtekaq ai shkathet nje gomar malesh te bante tregti armesh pa lejen e legenave amerikan . Nuk po e shihni se gjoja dojn me ba rreform ne drejtesi dhe shkon e paraqitet Lu-ja perpara berishes per drejtesi . Kja asht tmerr pra cdo gja qe shkruan Kokalari asht e vertet . Por populli te hap syt dhe te degjoj te veteten dhe jo rranat e ktyne kriminelve berishjan dhe Lu -jan

  • Zotni Geri Kokolari asht i vetmi shqiptaro-amerikan qe flet si demokrat i pa-anshem
    Per mua personalisht ai e meriton te emrohet PRESIDENT i Shqiperise,vetem keshtu ai mund ti sherbej me mire Shqiperise qe te nis rrugen e nje shteti demokratik drejt prosperitetit.

    • Gary Kokallari eshte me nder teje nje nimfoman i peshtire qe nuk rreshket te hedhe balte edhe mbi gjene me te mire qe po ben Ambasadori Lu. Nje shqiptar qe nuk flet shqip dhe qe pergojon gjithkend qe i nuk ben sikurse mendon truri i tij i ndryshkur.

  • Jam 100% dakort me komentuesin e mesiperm. Ky eshte Faik Konica i kohes sone, qe vlereson realisht, ambjentin politik te kalbur te kesaj shqiperie te ashtuquajtur demokratike, por qe po rreshqet ne nje shtet qe kontrollohet vetem nga mafia e ngritur ne pushtet.

  • i vetmi shqiptaro-amerikan qe ka ngritur me sukses zerin deri ne Qeverine Amerikane per drejtesi ne Shqiperi ne keto 25 vitet e fundit.
    Ja qe Shqiperia nuk ka vetem prodhime te kalbura tradhetare vicidolase qe shesin cdo gje per nje karrike te ndyre.

    Ne peshoren e atdhetarise NE KETE MOMENT KRITIK te historise se Shqiperise Gery Kokalari rendon me shume se te gjitha shoqatat shqiptare ne mergim.
    Rasti i Gerit na ben optimiste per atdhetarine shqiptare.
    Eshte akoma gjalle fara e atdhetareve dhe dhe veprimtaria atdhetare nder shqiptaret.
    I lumte Gery Kokalarit per guximin civil shembullor!
    Kush tha se nuk ka me Avni Rusteme? Gery Kokalari eshte Avni Rustemi i nje lloji te vecante (sui generis), por i barasvlefshem ne luften kunder tradhetise Toptaniane te Sali Berishes ne Shqiperi.
    I lumte ketij atdhetari prej Kokalareve fisnike gjirokastrite qe prej nje shekulli (me nene, baba e gjysher ne SHBA) ne mergim nuk kane rreshtur se punuari per Atdheun e tyre shqiptar.
    Fisnikeria e vertete (jo titujt e dhene nga qevertite) dhe atdhetaria shkojne gjithenje bashke.
    Gery Kokalari nuk ka nevoje titujt e president Nishanit, ai eshte misherimi i “Nderit te Kombit”.
    Jete te gjate dhe sukses ne misionin e tij heroik atdhe-shpetues, Geri Kokalarit!

  • i vetmi shqiptaro-amerikan qe ka ngritur me sukses zerin deri ne Qeverine Amerikane per drejtesi ne Shqiperi ne keto 25 vitet e fundit.
    Ja qe Shqiperia nuk ka vetem prodhime te kalbura tradhetare vicidolase qe shesin cdo gje per nje karrike te ndyre.

    Ne peshoren e atdhetarise NE KETE MOMENT KRITIK te historise se Shqiperise Gery Kokalari rendon me shume se te gjitha shoqatat shqiptare ne mergim.
    Rasti i Gerit na ben optimiste per atdhetarine shqiptare.
    Eshte akoma gjalle fara e atdhetareve dhe veprimtaria atdhetare nder shqiptaret.
    I lumte Gery Kokalarit per guximin civil shembullor e shume frymezues!
    Thoni pote doni se nuk ka me Avni Rusteme Shqiperia! Gery Kokalari eshte Avni Rustemi i nje lloji te vecante (sui generis), por i barasvlefshem ne luften kunder tradhetise Toptaniane te Sali Berishes ne Shqiperi.
    I lumte ketij atdhetari prej Kokalareve fisnike gjirokastrite qe prej nje shekulli (me nene, baba e gjysher) ne SHBA nuk kane rreshtur se punuari per Atdheun e tyre shqiptar.
    Fisnikeria e vertete (jo titujt e dhene nga qevertite) dhe atdhetaria shkojne gjithenje bashke dhe per fat trashegohen.
    Gery Kokalari nuk ka nevoje per titujt e president Nishanit; ai eshte misherimi i “Nderit te Kombit”.
    Jete te gjate Gery Kokalarit dhe sukses ne misionin e tij heroik atdhe-shpetues!

  • GERI KOKALARI është i besushëm për NE, që kemi jetuar në Tiranë dhe kemi parë se si janë bërë tenderat e mëdha të rrugëve dhe kush i ka marrë? Veç këtyre dy rasteve që përmënd Geri ka dhe shumë të tjerë. Kur do ti vi dita “kuçedrës” ti mbyllet goja dhe t’i tregohet vëndi.

  • O geri po ca ke bere deri Tani
    Kur ambasadoret amerikanet u zgjidhkan ne kete menyre PSE nuk i je drejtu presidentit amerikan ,senatit etj.kur je kaq patriot ps nuk vjen ne shqiperi te krijosh nje parti o levizje e tu mbushesh mendjen shqipetareve me alternative tende ,se me ATA qe duan koncesionet na ka ardh ne maje te hundes .

  • o gery..kam respect per ju..por ti ishe qe e prure ne pushtet sali serbin me zotin mero

    lexoni me poshte te bindeni

    jeni bere si meta me brahon qe ne 2008 I dhane saliut agjent dhe ne 2009 bene kualicjon me agjentin…

    Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic

    07/10/2008 – 16:00.


    I personally know Damir Fazllic. I think I met him first time on the same day with Sali Berisha, unless the latter was feigning during that first meet in Washington , January 2005. The American company BG&R contracted him as a specialist for Balkans and he would be part of the team for helping PD electoral campaign in 2005. After contract was signed and it was agreed BG&R would stay by the side of PD, Fazllic asked for a contact person in Tirana. KOP (policy orientation committee) had 2 weeks it was created.

    Lulzim Basha was not that known during the time. While I had his name on the tip of my tongue to give him as the contact person. Fazllic pronounced it almost like me.- He is the one I need, – he said. Wondered where they knew each other, but I had no bad impression. Like 2 people from Balkan emigrating to Europe and Balkan it was no wonder they knew each other. But BG&R left in July. Damir Fazllic, on the contrary deepened his friendship with Lulzim Basha and his brother-in-law, who for a reason always used to stay two steps backwards or open the car door. In September 2005, during the second week of PD coming into power, they were very clear in their plan. They would make money. Damir Fazllic opened 3 companies within 2 days which always had as administrator Lulzim Basha’s brother-in-law, Erion. He sold the 3 of them later: one in Cyprus and 2 partially to a former Partizani football player of Beograd .

    There isn’t much importance on money transfer and fiscal infractions. The worst in all this story is that power moves from Lulzim Basha to Argita and Damir. The advocates she recommends, like Kola or Qeleshi, are the one who wrote the company letters; notary Pustina who works now with Shkelzen is the company notary; Brecani, Berisha’s niece is the company’s accounting expert; Enkelejda Isufi, cousin of Lul Basha brother-in-law is the translator… thus in an endless chain of connections enclosed within a sect which moves from Basha, to Argita and Fazllic flings the whole story of Berisha’s power cupola. By the end of 2005, I had a personal incident with him. Kosovo govt was trying to contract BG&R for lobbying about country’s independence. It was about an amount of $1.5 million. Ibrahim Rugova, who was in his last days of life, couldn’t convince UNMIK for the official payment, while he didn’t accept for underhand payment, like Fazllic proposed. The parties split even inside BG&R. to take control of the situation, Fazllic goes to Beograd and signs an informal agreement with the Serbian deputy Prime Minister, where mentioned that BG&R will lobby for the Serbian govt against Kosovo’s independence. The price was double and terms were lighter.

    The other party within BG&R send to me a copy of Fezllic speculation and explained this was not true, but Fazllic was putting pressure on Kosovo’s govt, that if they didn’t sign for the money he would connect to the Serbians. It was hard for Berisha, as a popular person in Kosovo. The nephew Stanisic of was putting pressure on Rugova’s Govt, where he entered with Berisha’s business card.I sent by email to Berisha the contract model of Damir and Serbian deputy Prime Minister. I had no answer. He didn’t open it for three days. All of a sudden the contract was published in Gazeta Shqiptare. I was shocked, as the only person to have it on the email was Sali barisha and me. I asked his secretary about who opened the account [email protected]. She told that only her and any PR consultant. She said possibly Sejamin. I didn’t ask further.

    That day in the evening I was in debate on Klan with Edi Rama. It was my first debate with him and I was frightened of getting nervous. The debate started in the most imponderable way to me. Edi Rama was also holding BG&R agreement with Serbia and opened the debate with it. I stopped him untactfully and started explaining it is a fraud. Berisha himself was confused from my explanation and after the debate asked me how “I knew all those things”. I told him I sent him by email, but it ended on Gazeta Shiptare. He never gave an explanation on this, though I understood his discomfort.Two days later I went his office and sent him what could be called “Fazllic“file. There were a pile of writings in the Bosnian and Serbian press accusing him on financial frauds, connections to Legija who killed Gingic but any harebrained person would accuse him either for being a British spy.

    He sticked to this last one- They are closed minds. – he said -Don’t you see him named British spy?!

    mos I ngrini kaq te larte monumentin enver hoxhes ju…paria tiranes dhe turpi (trupi) dipllomatik I akredituar ne shqiperi

  • Bravo zoti Kokalari! Jam i bindur qe ky eshte mendimi i gjithe shqiptareve te ndershem! A do te ndodhe valle! Shpresojme…..

  • @firaku nga Ferrasi
    Asnje se rrun per Geri Kokakarin ne Amerike nese do pergjigje te sakte. Ai rren pellazget si puna jote dhe fryhet kot se asnje njeri nuk e ka ne hesap. Sic thote vete e ka ngritur ceshtjen ne Komisionin e Jashtem te Senatit para aprovimit te Lu por askush se ka llogaritur kerkesen e tij se Lu mori postin ne Tirane. Kokakari ka vite qe perpiqet te lepij ndonje kocke shqiptare me tendera se ne Amerike eshte komplet I deshtuar por askush nuk e beson se eshte I pabese dhe te shet pa pike turpi.

  • Gari i gjore kurr nuk beri paqe, nuk ja rrarroi kurr Berihes refuzimin e projektit me izraelitet qe donte te realizonte ai.Ata qe e njohin Garin personalisht e dine se cfare karakteri eshte. Veten ky lloj shtypi/gazete merret me Garin.

  • 26 emrat e spiunve në Ambasadën Amerikane në Tiranë
    1991 – 2012 …..

    Asht mir, që të vëhen në dispozicion edhe të miqve sepse ka randsi shum, pasi ka të bajë me firmosjet e disa traktateve të stalinit, ruzveltit me çurçillin në favor të komunizmit mbi shpinën e popujve në Europë e në botë. E gjithë kjo liste misterioze e zezë ka të baji me vështirsitë e shqiptarve të përsekutuem që kanë të bajnë me ambasadën amerikane, angleze,….
    Kjo listë duhet të regjistrohet si në memorje ashtu dhe në Historinë kriptokomuniste që ndjek ende e në vazhdim ambasada amerikane edhe pse flet në emën të lirisë,…e pallavrave idjotike,…… Por na duhet të jemi mirnjohës prej Uillsonit, që ……pamvarsisht se SHBA i ka borxhë qindra mijra jetë njerzish që vdiqën nga duart e xhelatve dhe nga firmat e tyre me stalinin dhe mazonin çifut – çurçillin psikopat.

    Ja pse Ambasada Amerikane në Tiranë përkrahë Partinë Socialiste dhe ish gjaksorët e komunizmit, nuk lejoi të miratohej ”Ligji i lustracionit” sbashku me Ambasadën Angleze. Ja pse …?
    Imazh
    Ja antishqiptari sllavë – Edvin kristaq Rama duke ju servilosë ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu – 8 shkurt 2012

    Autori i shkrimit – Hysni Kapa(mund të jet emën anonim ose i sakt????9

    22/10/2011 në orën 18:57

    Këta terrorista, spiuna, që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike. Sot për ironi strehohen me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim shkurt 2012. rrofshin e qofshin amerikanët me bandën e sllavëve dhe osmanve – komunistë! Kaq shum e duan popullin shqiptar amerikanët sa jua kanë vu në qafë edhe pas komunizmit batalionin e terrorit dhe likujdimit të njerzve që luftuan për simbolin e Lirisë në SHBA.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.

    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
    «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    « Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
    «Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti,(baba i profesor dhe akademiku, presidenti i universitetit, Lihsien Bashkurtit) nga Tropoja.

    I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë: «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, nga Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur:
    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.» Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”»

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pension nga shteti janë mbi 60 vjeç.

    Emrat i ka vendosë gjirokastriti Gary Kokalari – miku gjirokastritë i Ismail Kadaresë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *