Merret peng një person brenda një lokali afër portit të Durrësit

Dita

Një shtetas është rrëmbyer nga katër persona të armatosur në Durrës mbrëmjen e së mërkurës.
Personi i marrë me dhunë është identifikuar si Gazmend Çollaku, 33 vjeç. Ai ishte duke qëndruar në një lokal, kur katër persona me një automjet tip “Audi” e kanë marrë me dhunë dhe janë larguar me shpejtësi nga lokali.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, ku katër personat e maskuar si efektivë policie kanë marrë me dhunë 33-vjeçarin në një lokal pranë hyrjes së portit.

“Më datë 06.01.2016 në lagjen Nr. 1, Durrës, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë marrë peng një person. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kanë pasur veshje policie dhe janë larguar me një makinë tip ‘Audi’ me targa gjermane. Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije Policia e Durrësit.

Share This Article
1 Comment
  • Dhe miu vogel Tahiri jep shfaqje per sigurine kur njerezit rrembehen e nuk gjenden me,biles ne qender te qyteteve,apo vriten e nuk kapen vrasesit.Ske ci thua.Jemi vendi me i sigurte ne bote me Tahon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *