Dardan Çerkini nga Drita te Flamurtari

redaktor

Dardan Çerkini është përforcimi më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat arriti marrëveshjen me skuadrën e Dritës në Superligën kosovare, për transferimin e mbrojtësit.

Konfirmimi për SuperSport u dha nga drejtori sportiv i klubit nga Gjilani, Fisnik Kërçeli. Drejtuesi i Dritës njoftoi se pas negociatave të suksesshme ndërmjet dy klubeve, Çerkini do të veshë zyrtarisht ngjyrat kuqezi.

Mbrojtësi bëhet afrimi i dytë në merkaton e janarit, pas qendërsulmuesit brazilian, Danilo Almeida Alves që u prezantua pak ditë më parë.

Pas emërimit të trajnerit Zekirja Ramadani te Flamurtari po punohet për rindërtimin e skuadrës në kuadër të gjysmës së dytë të kampionatit, pas largimeve të shumë lojtarëve.

Në Vlorë presin edhe brazilianin Lucas Caniggia, një mesfushor me tipare difensive që pas pak ditësh do të festojë 19-vjetorin dhe ka luajtur me të rinjtë e Corinthians-it.

Një tjetër objektiv është edhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Endri Vrapi, ndërsa në provë janë edhe dy lojtarë të talentuar nga skuadra e Drenicës në Kosovë, Arbios Thaçi dhe Drilon Osmani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *