Skënderbeu ka lënë Shqipërinë për tu akomoduar në Spanjë për minifazën përgatitore prej 14 ditësh.
Kampionët e Shqipërisë do të qëndrojnë në një nga resortet më luksoze të vendit iberik, Melis Marbella Banus, të Malagas, që ofron të gjitha komoditetet dhe minifaza përgatitore është programuar në detaje.
Mirel Josa para nisjes zbulon edhe atë se çfarë pret nga dy javët e qëndrimit në vendin iberik.
Në Spanjë Skënderbeu do të zhvillojë përgjatë dy javëve plot 5 miqësore, me skuadra si Mechelen i Belgjikës, gjermanët e Preusen Mynster, VFb Stuttgart. Dinamo e Kievit e Greuther Fyrth, një kalendari ngjeshur për një fazë 14 ditore.
Një temë e nxehtë në shtëpinë e kampioneve është padyshim merkatoja. Olyainka tashmë është i Gentit, dhe Berisha pret të hedhë firmën me Anzhi. Për sa i përket largimeve, Josa vë veton për të evituar të tjera lamtumira në dimër.
Për sa i përket afrimeve, eksperienca e Josës predikon kujdesin në një merkato ku gabimet janë gjithmonë një rrezik konstant.
Pas një 2015 historike për Skënderbeun, Josa është i qartë dhe kur pyetet se çfarë pret nga 2016.
