Ish-zëvendësministri Dritan Hila në një shkrim të publikuar së fundmi jep arsyet se pse është kthyer në një kritik të qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Në shkrimin e publikuar në rrjetin social Facebook, ai rrëfen edhe arsyet se pse vendosi të largohej nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes.
Shkrimi i plotë i Hilës
Kohët e fundit, sa herë që jam kritik ndaj qeverisë Rama, hapen zëra se kjo vjen për shkak të parave që marr nga Ilir Meta apo Berisha. Nuk kam ndërmend të merrem me ta. Por më duhet të flas për kë besoi si unë, që ashtu si unë, tani janë në udhëkryq, të zhgënjyer nga profetët e rremë.
E di se kjo që them do të më hedhë përsipër urrejtjen e pushtetit, ashtu siç e provova në kohën e Berishës; e di se kjo mund ti sjellë pasoja rrethit tim të afërt, ashtu siç e di që makineria e baltës që Rama ka nën urdhërat e tij do të punojë kundër meje me kapacitet të plotë, siç ka filluar të punojë. Pasi Edi Rama i ka të gjitha veset e Sali Berishës, përveçse nuk është vrasës si ai. Të paktën jo deri tani. Por nuk mund të rri pa thënë se mbreti është lakuriq; nuk duhet t’ia lejoj vetes të jem kaq i trembur nga Edi Rama, sa t’i kërkoj Donald Lu-së të më thotë emrat e të korruptuarve.
Asnjëherë nuk kam besuar në shenjtërinë e Edi Ramës apo papërlyeshmërinë e tij, por kam menduar se ka një çast, ka një moment, si ai i qënies në krye të vendit, kur njeriu i largohet lojrave të vogla. Prejardhja e tij familjare më bënte të besoja se më së fundi dikush do të mendonte si evropian dhe mos kishte babëznë e një të gjeturi në rrugë. Ky besim më bëri të pranoja edhe postin e zëvendës ministrit, duke menduar se i shtoja një vlerë qeverisjes, dhe të largohesha prej andej, për arsye parimore. Nuk kam pse përgojoj periudhën kur kam qenë pjesë e ekipit të Kodhelit, por kur kam ikur, nuk i kam premtuar besnikëri askujt, përveçse parimeve të së majtës, duke e konsideruar veten aset të saj. Me të majtë nuk kuptoj rreshtimin në arradhet e Edi Ramës, por në vazhdimësinë e trashëgimisë më të mirë, ku janë mpleksur Bernshtejni, Marksi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Fan Noli, të majtës moderne; me ardhjen në pushtet të së majtës nuk nënkuptoj që çfarë la Taçi pa plaçkitur, t’i nxjerr fundin Kokëdhima, por një të majtë që u jep mundësi pune të gjithëve, por dhe kujt nuk ka mundësi, i gjendet pranë në ditë të keqe dhe nuk e terrorizon me gjoba, burgosje dhe prerje dritash.
Asgjë personale nuk kam në qëndrimin ndaj Edi Ramës. Është investim i tij, qenia ime anëtar i Asamblesë së PS-së, dhe më vonë si zëvendësministër. Ishte bindja ime të pranoja ofertat e tij si anëtar i asamblesë, në çastet kur PS-ja sapo kishte humbur Tiranën, dhe si zëvendësministër duke ofruar emrin tim, e vetmja pasuri që kam. Mosha, formimi, e ardhmja e vendit, më detyrojnë sot që të flas për diçka që të gjithë e shohin, por pakkush e thotë: korrupsionin me emra.
Korrupsioni i kësaj qeverie ka arritur përmasa të frikshme. Mediokriteti dhe paaftësia janë tashmë aq evidente, sa vetëm të tremburit që e shikojnë nga bregu i lumit, varkën që po i afrohet kataraktit, mund të mos e thonë. Në kushtet kur kam vendosur të qëndroj në këtë vend, nuk mund t’i lejoj vetes të mbyll sytë para realitetit. Partia e cila i kishte në programin e saj luftën kundër koncesioneve, sot po e jep pasurinë e vendit nëpër koncesione, në rrugë jo transparente. Është kriminale të japësh koncesione në shërbime për të cilën paguan paralelisht administratën publike, duke dëshmuar paaftësinë si administrator publik dhe papërgjegjshmëri ndaj parasë publike. Dhe kur shëndetin ia beson një tregtareje duhani dhe dializën një gomisterie, atëhere nuk ka vetëm paaftësi, por korrupsion, dhe kryeministri është përgjegjës dhe bashkëpunëtor. Kësaj i them: mbreti është lakuriq.
Të lesh në harresë koncesionet dhe konsorciumet që janë bërë dhe planifikohen të bëhen nga Rama dhe kaporionët e tij, ku do të përvetësohen miliona euro dhe do ta kthejnë demokracinë shqiptare në një farsë, dhe të merresh me një akuzë këtu e pesë vjet përpara për Ilir Metën, atëhere është shërbimi më i mirë që i bëhet korrupsionit të Edi Ramës dhe shërbimi më i keq që i bëhet vendit duke përdorur një kauzë tashmë të leckosur për tërbimin e publikut. Pasi arritja më e madhe e djallit, ishte pikërisht që të bënte njerëzit të flisnin për gjithçka, por jo për të. Të akuzosh kritikët e qeverisë si berishistë, pasi këtë kritikë e bën edhe Berisha, është argumenti më i pandershëm por edhe simptomë që e majta është në agoni si në 2005-ën. Pasi nëse ka njeri që bashkëpunon me Berishën, nuk janë kritikët e Ramës, por ai vetë, duke filluar që nga rrahja e shpatullave në Gërdec dhe deri tek firma e dhënë Delijorgjit për ndërtime pallatesh, ndërmjet mbi 3 mijë kërkesave për leje, të refuzuara. Firmë që me siguri nëse Berisha do të ishte në pushtet, nuk do të kishte guximin ta jepte.
Të kritikosh sot Ramën, nuk ke pse paguhesh nga Ilir Meta apo Berisha. Të kritikosh sot Ramën, nuk do të thotë se sjell Berishën në pushtet, pasi në momentin që flitet për vjedhje, pak rëndësi ka nëse është në fron Berisha apo Rama: në fron është banda. Të kritikosh, do të thotë t’i tregosh Ramës se nuk të bën dot për budalla. Të përmendësh aktet korruptive sot, është një paralajmërim për ata që i bëjnë, qofshin ideatorë apo bedelë, se gjithçka shënohet dhe nuk harrohet. Është një paralajmërim se njerëzit shpesh herë janë të pa zë, por jo përgjithmonë. Se ka edhe njerëz që çmojnë më shumë të vërtetën. Pasi e vërteta i çon drejt lirisë. E kanë thënë dy mijë vjet përpara, në Bibël.

Ky shkrim i z.Hila nuk sjedhe ase gje te veçant nga ato qe i dime.
E lexova me shpresen qe do gjeja nji gje konkrete,mjerisht jo!.
z.Hila eshte nji intelektual qe duhet pergezuar,qendrimet e tije ndaj Rames i ngjajne me ato te Ben Blushit! mose eshte ndonji kurthe i parapregaditur ne heshtje?Ben Blushi pasi shkruan nji roman rikthehet dhe perralis ne parlament si “shpetimtari” i situates aktuale.
Hila punon jasht parlamentit,mjafton nji gure posht rrotave te PS dhe keshtu diçka behe!po nji e bere e pa bereqet.
Te jeshe kritik eshte ma se normale,po te jeshe kritik i pa spilca si thot populli,sote kushdo di ta vleresoj nga distanca kritiken qe kerkon shendoshjen e vete PS dhe te kryetarit Rama,po ne te kundert kuptohet fare lehte kure kritika eshte me tendenc pushteti,kjo duket sheshit si nga Blushi po ashtu edhe nga z.Hila.Djelli nuk mbulohet me shoshe.
Gjin Musa
Pra nuk qenka si Berisha. Madje paska nje ndryshim shume te madh qe nuk eshte kriminel si ai. Sigurisht qe Rama ka mijra te meta qe duhet kritikuar, por kur behet fjale per kete krahasim, mire do ishte te permbahej pak mllefi gazetaresk i cili me shume prish se sa ndreq pune.
“Partia e cila kishte ne programin e saj Luften kunder KONCENSIONEVE, sot po e jep pasurin e vendit neper koncensine, ne rruge jo transparente”. Eshte fakt se prej 25 vjetesh pasurite Mbi e Nen Tokesore jane dhene e po jepen me Koncension! Shqiptaret sot jane “ARGATE” ne vendin e Vete!!! Mjere Ne e Mjere Ti , Shqiperi ku u katandise TI !
E kane thene dy mije vjet perpara ne bibel se, e verteta te çon drejte lirise! Thote Dritan Hila. Thua te jete e vertete, po biblen kush e beri dhe çfare beri ajo deri me sot? Genjeshter, katastrofe qe vazhdon e do te vazhdoje. Me mire Dritani te kishte gjetur nje shprehje tjeter se kjo e ngaterron shume shkrimin dhe idene qe na paraqet. Mos kujton Dritani se biblen e kane gjithe njerezit si udherrefim?! Ti je nje ushtar i larguar nga lufta, Dritan. Nuk mund te luftosh duke e pare luften nga maja e malit, duhet te jeshe brenda me gjithe ushtrine, jo vetem se ligji i luftes te pushkaton, por edhe se ti mendon se duke u larguar nga ministria e jashteme kur ishte Sali vali, apo nga ministria e mbrojtjes kur ish Rama kadi, ke bere me te miren. Te zesh nje qoshe dhe te sulmosh, eshte sikur te mos egzistosh fare. Ndersa te luftosh ne mes te ushtrise qofte si ushtar e qofte si komandant, ben histori, pavaresisht se lufta mund te fitohet apo mund te humbase. Besoj duhet ti njohish elemente te filozofise njerezore ne beteja. Ti je i ri dhe e verteta sot nuk eshte ajo qe eshte, por eshte ajo qe duhet te jete.
Bravo, jam plotesisht dakort me ty. Mund ti shtojme edhe dicka shume te rende qe ne kohe te Sales te pakten nuk ishte, lufta e bandave ne mes te qytetit. Me kete ekonomi mizerje dhe me kete pasiguri ne qytetet tona shqipetaret po mendojne te arratisen. Dhe nese Rama e ka seriozisht qe nuk ka plan te plaket ne politike atehere keshtu si po vene punet do te mbahet mend dhe do te rreshtohet bashke me Salen ne tribunen e bastardeve te papergjegjshem qe na kane udhehequr.
Shumë e saktë. Këtë qeveri po e ha nga brenda mediokriteti dhe korrupsioni dhe Ed Rama s’është në gjendje të bëjë dot asgjë.
Ky shkrim i Dritan Hiles dhe gjithçka qe tha mbreme Perparim Kabo ne …”takim me Xhaxhiun”, ne New 24, jane dy zera te fuqishem, per tu degjuar me shume vemendje e seriozitet. Jane zera prej intelektualesh te vertete. Jane zera te besueshem. Nuk shoh ne kete shkrim dhe nuk pash ne biseden – interviste me profesor Dritan Kabon te new 24, tendence per qejfmbetje te mepareshme, te tashme e te te ardhmes se tyre. Po shoh dhe kuptova dje se ka shume nevoje per te thene te verteten ( te vertetat) sa nuk eshte vone.Nuk mund te thuhet me, se u deh nga fitorja, Rama po e urren fitoren, po urren njerezit e vet, ata qe ia dhane fitoren. Ata , per te cilet me paturpesi tha: ” partia socialiste nuk eshte zyre pune qe te te jap pune!!! ” Ne kete shkrim te Dritan Hiles dhe mbreme ne new 24 profesor Perparim Kabo, pothuajse e thane me plot gojen se ne kete qeveri ka ministra hajdut. Prej tyre veçohet ministri i shandetesise. Cdo dite po i thuhet hapur, me fakte e me shume te drejte, po cilesohet si nje hajdut ordiner. Jo , thote Rama, nuk eshte i tille!!! Ai, sipas tij eshte nje hajdut i ndershem. Hajduti i ndershem eshte titulli i nje prej tregimeve te F.M Dostojevskit ne librin “Gruaja e huaj.” i botuar koheve te fundit nga shtepia botuese -Mesonjetorja. Pra,sipas Rames, ai eshte nje hajdut,por i ndershem?! perderisa nuk po e shkarkon e qe duhet “nje sahat e me pare”, te shkarkohet.Ky minister shendetesie, i merr te keqen Nard Nokes,per mendimin tim. Nje urrejtje e cila po duket ende edhe sot,kur nuk po shihet ne Shqiperi!!! Akoma nuk i mbaroi qokat ne Amerike?! Nuk mund te gjesh arsye tjeter perderisa nuk po shihet te dale diku ne buze te Lanes per te pare se çfare po ndodh aty rrotull… kryeministrise.
Dritani e nxori koken dhe doli aty ku mendoja se nuk do te dilte.
Doli tek Like Meta,po…tek Likja e Monikes doli dhe Tani i Rudines.
Ne fillim te shkrimit mendova se me ne fund Dritani do na sjell fakte per korupsionin,por lexova vetem ca shembuj se ajo e duhanit dhe ai i gomisteris qe ne te vertet kan pare dhe kan marre shendetin dhe dialize me koncension.
Tani i Rudines u ba zevendminister,por nuk na thot se si e morri shtetin Edi Rama,ate shtet ku LSI-ja e Likes se Monikes se qeverisen bashk me Berishen,e vodhen dhe e shkatrruan.
Tani i Hiles,do me than HILACAKU ,nuk e ka se i dhimbsen shqiptaret,por i vjen keq se po i ngushtohet rrethi Like Hajdutit qe po fuqizohet pazurpsisht.
Edi Rama po mundohet me bo shtet nga nje vend i çorjentu,dhe fillimi i te berit shtet duke patur aleat Like Korrupsionin qe po fuqizohet duke punsuar militantat e tij neper rrethe,asht shum i veshtir.
Like Meta asht HAJDUT,dhe Berisha vrau me 21 Janar qe te mbronte Like Meten sepse keshtu mbronte dhe Zenin dhe Argiten qe kishin vjedh dhe ishin pasuru ne emer te babes Sali.
Jo Dritan ,ty nuk te dhimbsen shqiptaret qe po vuajne reformat e domosdoshme per te funksionu shteti normalisht,ty te dhimbset Likja i Monikes.
Ore dritan ..a ke prova ti per korrupsion . Coji ne prokurori.. ..te gjithe flisni.apo eshte vendi qe prodhon rrena.
Nje e vertete e MADHE e thene hapur dhe me guxim!
E kam urryer kliken fashiste antishqiptare te Sali Berishes,por si njw antar i PS-se e URREJ edhe KLIKEN e krytarit te PS-se Edi Rama jo vetem per arsyet qe shtron zoti Hila!
Se pari,premtoi para zgjedhjeve se do te ndreqte te gjitha padrejtesite e bera nga KLIKA e Berishes ndaj ish ushtarakeve,por MASHTROI!
Jo vetem nuk ka bere asgje,por as eshte prononcuar me fjale per kete trajtim te POSHTER qe na kane bere te gjitha KLIKAT PD-PS qe nga viti 1993 e cderi me vsot!
Ne janar te vitit te kaluasr propagandoi me pompe se ka bere REFORMEN E PENSIONEVE,por edhe ky nishte MASHTRIM!!
Ne se ky kryeminister nuk e kupton fjalen “REFORME” eshte tjeter gje,le ta mesoje,por qe te na TALLE ne, MIJRA ish ushtarakeve,qe kemi shkolle,pervoje dhe vuajtje me shume se aim”CUN BLLOKU” ,nuk e lejome kurre!Te besh reforme ne PENSIONE,ne radhe te pare duhet te ndreqesh te gjitha shkeljet KUSHTETUESE JURIDIKE ne te gjithe legjislacionin per kete qellim!
Reforme u quajt vetem nje MBALLOME qe nxiste mbushjen e arkes se shtetit me kontributet per SIGURIMET SHOQERORE dhe asgje tjeter!
Si mund te tallet ky kryeminister se ka bere REFORME kur STATUSI I USHTARAKUT qe nga viti n1991 e deri me sot NUK ESHTE ZBATUAR ASNJE DITE?
Si mundet te mos e dije ky kryeminister dhe juristet ve tij te PA AFTE se KLIKAT Berisha -NANO,per 3 vjet vrresht,1996-1998 nuk na dhane asnje lek pension duke na lene ne MJERIM TE PLOTE sikur te ishim KRIMINELE???
Per me teper qe ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi ,por me djallezi nuk meshte zbatuar!!
Aq e poshter eshte kjo sjellje sa edhe gjykatat nuk na i njohin keta 3 vjet,per te na demshperblyer,me arsyetimin IDIOT se “ESHTE E PARASHKRUAR”!!!!
Eshte e habiteshme se si nuk doli nje gjykates e t’u thote kolegeve te vet militante,te pa afte apo te korruptuar se per ligjin ne fjale nuk vlen “PARASHKRIMI”,sepse vete ky ligj ne nenin nr.6 te tij,e percakton sakte e parte se ,”ANKIMET KUNDER VENDIMEVE PER PERFITIME NGA KY LIGJ BEHEN NE GJYKATE,E CILA E ZGJIDH CESHTJEN PERFUNDIMISHT”!!!
I tere legjislacioni per PENSIONET E ISH USHTARAKEVE eshte ndryshuar dhe amenduar me DJALLEZI nga KLIKA FASHISTE E Sali Berishes,vetem per te bere te mundur uljen e mases se pensionit tone,nder vite!
Jane hartuar ligje ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes dhe me njeri tjetrin duke shkelur hapur dhe RENDE PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE!
Ndonese Gjykata Kushtetuese me Vendimin e saj NR.33/2010 beri arsyetimin e drejte te zbatimit te nenit nr.29 te ligjit nr.10142/2009,qe ne asnje rast gjate rillogaritjes se mases se pensionit NUK DUHET TE KETE PERKEQSIM TE PERFITIMEVE te fituara ligjerisht me pare,asnjehere nuk u zbatua ky VENDIM I SAJ,as nga ARMIKU YNE Sali Berisha,por as ….NGA ARMIKU I RI….EDI RAMA!
Qe nga viti 2009 e deri sot,ndonese na eshte dhene vetem 50% e mases se pensionit qe na takon me ligj,plus ketyre padrejtesive,vazhdojne te na trajtojne si DEBITORE duke na mbajtur edhe 20% te pensionit mujor te pleqerise!!
Nderkohe qe po ky kryeminister nuk ka lene HAJDUT DRITASH,TROJESH,PRONASH,GJOBAXHINJ,ka bere legalizime falas te ndertimeve PA LEJE,ka falur MILIONA leke kamata te pa paguara qe te gjitha shkojne ne disa dhjetra MILIARDA leke,cuditerisht,ky kryeminister i MAJTE NUK I BEN PERSHTYPJE JO VETEM PADREJTESIA NDAJ NESH,por as humanizmi sic ka bere me te gjithe HAJDUTET!!!
Vetem per kaq,Edi Rama nuk e meriton te jete as kryetar i PS-se dhe as kryeminister i saj!
Se fundi:
SIGURIMET SHOQERORE ne Shqiperi eshte institucioni me KANCEROZ,qe i lene ne duart e LSI-PDIU-se e kane degraduar kete institucion deri ne MARREZI!!!
Duket hapur se shteti e ka lene ate jashte cdo kontrolli per t’u MJELE nga PARTICKAT E KOALICIONIT FITUES MAFIOZ!
E ke gabim Dritan Hila kur thua se “Edi Rama nuk te vret”!
Po,po te VRET!!!
Jane mbi 30 mije ushtarake dhe familjet e tyre qe arrijne gjithsejt rreth 200-300 mije vete,qe Edi Rama ashtu bsi FASHISTI Sali Berisha,SHARLATANI Fatos Nano,na kane lene me nje pension sa 50% e mases qe na takon me ligj,bile na trajtojne si DEBITORE(kulmi i marrezise) dhe na mbajne 20% te pensionit mujor te pleqerise!
Kemi 23 vjet qe jetojme ne MJERIM te SKAJSHEM,por Edi Rama as i ka hyre ketyre puneve tona sepse eshte marre vetem me kestet e ish te burgosurve,packa se shumica e tyre mund te kene hyre ne burgje per VJEDHJE,PEDERASTI,VRASJE,SPIUNIME,DIVERSIONE etj,.etj!!
Edi Rama na ka vrare duke na shkurtuar BUKEN E GOJES,duke na lene femijet ne shkolle pa mbeshtetje financiare,pa fo;ur per shume prej nesh qe REFORMA NE USHTRI na gjeti pa shtepi,se ishim ne repartet ne maje te malit edtj,etj!
“CUNAT E BLLOKUT” si Edi Rama,kane mjele lopen SOCIALISTE ne mes te Tiranes edhe atehere edhe tani,por kurre nuk e di qe oficeret shumica jetonin ne FLETE CADRAT ne debore e shi ku edhe rrobat na lageshin ne trup dhe thaheshin po ne trup!
Aq sa sot shumica e jone kane nga 4-5 SEMUNDJE TE RENDA qe po na i shkurtyojne jeten!
Vetem une kam 4 DIAGNOZA TE SEMUNDJEVE TE RENDA te marra qe ne kohen kur sherbeja ne malet e Dukagjinit e Vermoshit,qe kryeministri yne i ka pare vetem ne TV me ngjyra!!!
po ato qe vriten cdo dite, kujt ja faturon z. Hila? Apo Tahirit? Rama vrau shpresen, vrau endrrat, vrau mireqenien, cfare duhet te vrase me shume? Shikoji pak te dhenat e emigracionit dhe aplikimeve per llotari ne vite dhe do e marresh pergjigjen kush vret ne Shqiperi.
po ato qe vriten cdo dite, kujt ja faturon z. Hila? Apo Tahirit? Rama vrau shpresen, vrau endrrat, vrau mireqenien, cfare duhet te vrase me shume? Shikoji pak te dhenat e emigracionit dhe aplikimeve per llotari ne vite dhe do e marresh pergjigjen kush vret ne Shqiperi.
Z.Dritan, as me njeh dhe as te njoh, vecse desha te them se kam patur shume shpresa te
Edi, por tash kam arritur ne perfundimin tende: Edi Rama , idem Berishovici, me nje ndry-
shim se Berish Milloshevici te heq qafe, ndersa Edin ta ”kesh mik te prish pune dhe ta kesh
armik te ha m…..ne !! Ky eshte i vetmi dallim midis tyre …!
Fenks ,
per problemin qe ngre kunder Napoleonit te rilindjes pergjigjen do te ta jap shoku Brace.Tashti per tashti napoleoni eshte i zene ,po vizaton nudo Mriken.
Kohe me pare te thashe qe qenke idiot i kompletuar, tani po te them se qenke nje trap qe nuk e paske shokun.Ik ore bej gazetari me Rudinen dhe leri lexuesit rehat, mbaje si kujtim dhe fotografine e zyres kur ishe ne …. Dardanele, dhe sikterisu nga shtypi i DITES.
Ti Dritan mund te kesh te drejte ne parim, por me duhet se ke problem me gjuhen.
Kur thua Rama eshte si meder Berisha, “por nuk eshte vrases si Berisha”, ne fillim u ve shenjen e barazimit, pastaj, Brishen e shumezon me (-), pra nuk jane te njejte.
Eshte njesoj si te thuash qe halla jote eshte njelloj si daja jot, “por I mungojne bolet”.
Kjo demokracia nuk prodhoj politikan por dobica dhe maskarenj qe per hire te karrikes shkerdhehen ne cdo qosh pa ditur se me ke. Te gjitha ato qe shkruan nuk i ke nga ndershmeria por nga djallezia. Shteti (socialiste) nuk u qelbe ne korrupsion se ike ti si zvendesminister por u krijua i korruptuar duke bashkejetuar me LIKE FLORIRIN E MONIKES dhe te jetosh me nje hajdute e ardhmja eshte HAJDUTERI. Ne keto 25 vjet vetem dy emra nuk u kthyen karagjoza nga humbja e karrikes, GAZMEND OKETA dhe GJERGJI BOJAXHI ju te tjeret jeni bere si krimba haleje
Shkrim teper i sakte . Te lumte Dritan .
Bravo z. Hila,Te gjithe per mua Jane Te verteta,ashtu eshte p.sh.si ka mundesi tu legalizohen bane sat Te ardhurve qe zaptuan pronat e Te tjereve dhe mua qe kam 65 vjet ne tirane dhe kam ndertuar shtepi me toke shtet .,dhe nderkohe per nevoja bera nje shtese nuk ma legalizojne akoma .pershendetje
Po,Rama eshte me KRIMINEL se Berisha!Berishen e dinim qe e kishim ARMIK dhe si i tille na trajtoi ne 30 mije ish ushtarakeve,por qe te na trajtonte si ARMIQ edhe Rama duke zbatuar ligjet KRIMINALE te Berishes per pensionet tona,kjo eshte TRADHETI,MOSMIRENJOHJE!Rama na ka vrare duke na hequr buken e gojes te femijve tane!HARRAM VOTAT TONA MASHTRUESI Rama!