Akset problematike rrugore në të gjithë vendin

Saimir Lleshi

Dhjetëra akse rrugore janë të bllokuara ose kanë vështirësi qarkullimi në shumë zona të vendit si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije akset më problematike, të cilat vijojnë si më poshtë:

Sapo njoftohemi se në aksin Cërrik – Gramsh, segmentin Banjë – Drizë, është i bllokuar, si pasojë e fryrjes të liqenit të Devollit.

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun

  1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
  2. Murrash, km 73-77
  3. Dragostunjë, km 81-84
  4. Pishkash, km 101-103
  5. Qafë Thanë, km 110-113

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.

Në aksin Librazhd – Steblevë rruga është e bllokuar si pasojë e dy shkarjeve masive, në km 9 dhe km 20. Po punohet nga kontraktori për eleminimin e tyre.

 

Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:

    1. Derven, km 60-63
    2. Babluc, km 66-67

Në këto momente qarkullimi është normal. Ka patur rënie dherash në Papër, por janë hequr menjëherë.Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.

  1. Në Papër, km 57, situata është normale.
  2. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
  3. Banjë – Drizë, km 77-89
  4. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80

Në seg. K/Shirgjan-Cingare në km 64, ka patur bllokim 2 herë gjatë natës dhe në mengjes. Është hapur, po punohet për evadimin e dherave.

Ka mjete e punëtore ne gatishmëri.

Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, në segmentin Drizë-Gramsh km 98, është shembur traseja e rrugës mbi tombino (Perroi i Cekinit). Segmenti eshte i bllokuar, por eshte segment ne rikonstruksion nga EUROTEOREMA

Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.

 

Në të gjithë qarkun, ka patur reshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Në aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gatishmëri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gatishmëri 10 mjete. Në të gjitha këto akse ka rënie gurësh në rrugë, të cilët pastrohen nga firmat kontraktore.

  1. Në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
  2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka h rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
  3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore.
  4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
  5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu. Kurse në Peshkopi ka rreshje bore. Në akset e Burrelit dhe Bulqizës ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore.

Ne akset e ketij qarku jane ne gadishmeri 14 mjete, ne zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve ne rruge. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lagështisë në rrugë.

  1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Ne gatishmëri jane 2 mjete.
  2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
  3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin.

 

Në të gjithë qarkun ka reshje shiu.

Në akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e reshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjnë pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik për rënie gurësh ne rruge. Edhe këtu është ne gatishmëri 1 fadrome., ne aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gatishmëri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Ne aksin Qafe Mali – Fierze janë në gatishmëri 2 mjete, ne aksin K.Hadroj – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete.

Në aksin Qafë Mali – Fierzë ka një shkëputje trupi i rrugës me një gjatësi 10 ml, në vendin e quajtur Miliska. Po punohet për të gjetur një rrugë alternative kalimi. Për momentin qarkullimi është i bllokuar.

Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet me fadromë për largimin e tyre nga rruga.

Edhe në akset e Tropojës ka rënie gurësh që po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore.

1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

  1. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
  2. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet.
  3. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Milot – Skurraj – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.

Në Strungaj, km 34 nga Rrëshen – Tuneli, ka ndodhur ditën e djeshme një shembje masive dheu. Është punuar gjithë natën nga kontraktori për heqjen e dherave dhe aluvioneve nga rruga dhe sot nuk ka probleme për qarkullimin.

Edhe në akset Shpal – Ura e Repsit, Milot – Skurraj – Rrëshen, Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen, Rrëshen – Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë. Po punohet me fadroma për pastrimin e akseve.

1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :

  1. Mashterkovë km 26,
  2. Fan km 28.5,
  3. Bicak km 34,

ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *