Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka riafirmuar përkushtimin amerikan për mbrojtjen e Koresë Jugore dhe Japonisë.
Ai deklaroi se do të ndërmerret një aksion i fuqishëm kundër Korës së Veriut për testimin e bombës me hidrogjen.
Në bisedat telefonike me presidenten jugkoreane, Park Geun-Hye, dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Obama është pajtuar se aleatët duhet “të punojnë së bashku për forcimin e unitetit dhe për përgjigje të fuqishme ndërkombëtare, ndaj sjelljes së fundit të pamatur të Koresë Veriore”, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Departamenti amerikan i shtetit tha se edhe sekretari i shtetit, John Kerry, ka pasur biseda të ngjashme me ministrat e jashtëm të Koresë Jugore dhe Japonisë.
Pas provës së pajisjes atomike të Koresë Veriore në vitin 2013, Uashingtoni kishte dërguar aeroplanë bombardues “të padukshëm” të tipit B-2, me kapacitet bërthamor, mbi hapësirën e Koresë Jugore për të treguar forcë. /Dita/

Ah gazetar gazetar, do mbrojne korene je Jugut apo te veriut….Pashi zotin shifni e kontrolloni titujt se beni gabime TRASHANIKE, keto lajme me siguri i lexojne dhe te huajt ne vendin tone