Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Populli nuk arrin të kuptoje politikën që bëhet për reformën në drejtësi. Për popullin reforma arrin qëllimin kur të dënohet kryekrimineli Sali me kompaninë e tij. Kur të dënohen fajtorët e Gërdecit. Kur të dënohen vrasësit e 21 Janarit. Kur të dënohen hetuesit dhe gjykatësit që nuk justifikojnë dot milionat e eurove. Nëse këto nuk realizohen me reformën e re, atëherë as Donald Lu e as qeveria e Ramës nuk do të jenë më për interesat e popullit, por do të jenë për interesat e të korruptuarve. Domethënë e gjitha kjo zhurmë e madhe që ka 6 muaj që bëhet, po u bëka për të shpëtuar politikanët kriminelë dhe të korruptuar? Kaq informacion i jep qeveria popullit dhe populli kaq arrin ta kuptojë. Nuk ka folur deri më sot asnjë punonjës i drejtësisë për reformën, që ta shpjegojë me detaje. Pse? Vallë 100% të korruptuar janë në sistemin e drejtësisë? Këtë nuk do ta pranoja kurrë. Te ndershmin nuk e gjen të lidhur me politikën dhe as me qeveritarët. Ai zanat nuk njeh mik dhe as shok. Miq dhe shokë dhe të lidhur me politikën janë vetëm Gjin Gjonët.
