Ekzekutimi i Billës, banda u hakmor pse ai…nuk u arrestua

Saimir Lleshi

Kapja e një ngarkese droge prej 300 kg kanabis sativa, në muajin gusht në Spanjë, duket se është shkak për ekzekutimin e Andrea Billës në Vlorë.

Sipas ABCNews, hetuesit dyshojnë se pjesëtarët e bandës mund të jenë hakmarrë ndaj shokut të tyre, për shkak se ai nuk u arrestua si disa të tjerë, edhe pse dyshohej si pjesëtar.

36-vjeçari, prind i tre femijëve, u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup me pistoletë TT.

Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja.

Kur u ekzekutua, ndodhej pak metra larg hyrjes së pallatit ku jetonte.

I sapokthyer nga Spanja, Billa, sipas dëshmitarëve, nuk kishte treguar ndonjë kujdes sigurie.

Policia shoqëroi për ngjarjen 10 persona, por asnjë të dyshuar.

Para Spanjës, viktima ka qenë emigrant në Greqi. Atje dhe ndërroi emrin nga Reagim Mendu Meli në Andrea Billa.

Besohet se ky veprim është kryer prej tij për efekt dokumentesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *