Banka Botërore (BB), vlerëson se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare do të jetë e ngadaltë dhe rritja ekonomike nuk pritet të kalojë mbi 3.5 për qind as për tre vitet e ardhshme. Parashikimi pesimist vjen në raportin e fundit mbi Perspektivën e Ekonomisë Globale.
Sipas raportit për këtë vit, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë është ulur në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për këtë vit, shqetësimi më i madh mbetet parashikimi për rritje mediokre thuajse në të gjithë horizontin afatmesëm.
Sipas dokumentit, rritja ekonomike e Shqipërisë do të fiksohet në 3.5 për qind për 2017-ën dhe 2018 ndryshe nga pritshmëritë e qeverisë, që pretendon se rritja do të kërcejë mbi katër përqind që vitin e ardhshëm.
Kriza globale duket se ka lënë pasoja afatgjata në ekonominë e vendit duke tronditur themelet dhe rrudhur potencialin e saj për t’u zhvilluar me ritme të shpejtë. Kufizimi i rritjes ekonomike në nivelin 3.5 për qind për të gjithë horizontin afatmesëm, nëse do të vërtetohet, paralajmëron një rimëkëmbje të ngadaltë të ekonomisë. Kjo do të kishte pasoja jo vetëm në rritjen e mirëqenies së familjeve por edhe sfidat sociale të vendit, që lidhen me zbutjen e varfërisë apo mbështetjen e sektorëve kyç, raporton TCh.
Së bashku me FMN, Banka Botërore është duke e asistuar Shqipërinë në ndërtimin e një agjendë të re ekonomike përmes ndihmës në disa sektorë kyç si energjia, financat apo mbrojtja sociale. Por vlerësimet e reja dhe zhvillimet e fundit zhgënjyese në ekonominë globale, paralajmërojnë se edhe vitet e ardhshëm do të jenë të vështirë

po hajdutria qe iu be ne vite ketije vendi plote pasuri miliardeshe nga puna ime dhe e moshatareve te mije dhe prnderve tane pse nuk u ndie terorizmi FMN DHE BB dhe perseri nuk ndihene nga grabitja qe bejne fuqite e medha po gjejne mbrojtje ne krizen botrore pra vjedhja maramendese qe ju be tokes shqiptare po vazhdone te vidhete dhe sote e kesaj dite me forte se kure terorizmi antishqiptare eshte shume i forte randaje dalin keto parashikime kure ne realitete pasurite kombetare po te vihen ne sherbime te kombite shqiptare dhe popullite shqiptare nuk ka kriz ku ne realitete ne greqi qe thuhete kriz nje familje mere 1000 euro nga shteti ne muaje kurse ne shqiperi 20 euro turpine te mbajne poshtersite FMN DHE BB
po hajdutria qe iu be ne vite ketije vendi plote pasuri miliardeshe nga puna ime dhe e moshatareve te mije dhe prnderve tane pse nuk u ndie terorizmi FMN DHE BB dhe perseri nuk ndihene nga grabitja qe bejne fuqite e medha po gjejne mbrojtje ne krizen botrore pra vjedhja maramendese qe ju be tokes shqiptare po vazhdone te vidhete dhe sote e kesaj dite me forte se kure terorizmi antishqiptare eshte shume i forte randaje dalin keto parashikime kure ne realitete pasurite kombetare po te vihen ne sherbime te kombite shqiptare dhe popullite shqiptare nuk ka kriz ku ne realitete ne greqi qe thuhete kriz nje familje mere 1000 euro nga shteti ne muaje kurse ne shqiperi 20 euro turpine te mbajne poshtersite FMN DHE BB dhe te gjithe ata qe sndihen po bien dakorde me udhezimete etyre