Azilkërkuesi kosovar çmonton televizorin e kampit dhe e dërgon në Kosovë

Dita

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër azilkërkuesish në Salching të Gjermanisë.

Përgjegjësit e kampit kanë vënë re se televizori në dhomën e një kosovari 33­vjeçar në kamp po mungonte.

Kur e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur, kosovari është përgjigjur: “Moti e kam dërguar në Kosovë, pasi e kam çmontuar”, shkruan “KTV”.

Autoritetet e kampit vlerësuan se dëmi është 350 euro. Nuk është e qartë nëse azilkërkuesi kosovar duhet ta kompensojë atë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *