Sulmet në Këln, policia do rishqyrtojë taktikat

Dita

Policia gjermane do të rishqyrtojë taktikat e saj pas sulmeve që shënjestruan gratë dhe vajzat në qytetin e Këlnit në naten e ndërrimit të viteve. Ralf Jaeger, minister i Brendshëm për Renin Verior-Vestfaline, tha se policia duhet të përmirësojë taktikat e saj, përballë faktit se gratë ishin bërë pre e sulmeve në masë.

Ai i kërkoi policisë të garantonte se ngjarje të tilla nuk do të përsëriteshin. Shume prej tyre raportuan se ishin plaçkitur apo ngacmuar seksualisht nga burra të cilët ngjanin si arabë apo afrikano-veriorë.

Zyrtari i lartë gjerman paralajmëroi gjithashtu se grupe kundër emigracionit po përpiqeshin të përdornin sulmet për të nxitur urrejtjen kundër refugjatëve. Identifikimi i agresorëve si afrikano-veriorë ose arabë shkaktoi alarm në Gjermani për shkak të numrit të madh të emigrantëve që hynë në vend në 2015, më shumë se 1 milion sipas të dhënave zyrtare.

Shumë prej tyre janë arratisur nga Siria e drobitur nga lufta. Lëvizja kundër islamit “Pegida” dhe partia e djathtë AFD nuk humbën rastin për të deklaruar se sulmet ishin pasojë e emigracionit masiv. Por, kryebashkiakja e Këlnit tha se nuk kishte arsye për të besuar se personat të cilët qëndronin pas sulmeve ishin refugjatë.

Share This Article
2 Comments
  • Mikpritja e Merkelit po jep fryte. Me shpejt se pritej. Qe te shohin qorrat e Mikpritjes se Llumit te Zi se ke kane brenda ne shtepi si ” Mik “. Ku eshte ajo breshka e Kancelarise? Pse nuk nxjerr koken nga guaska e te shohe baterdine qe solli me Mikpritjen pa fund te Llumit te Zi? Ato dallohen qe ne surrat kush jane, vetem teveqelet e qeverise Merkel nuk kane sy ose nuk duan ti shohin. Pot ti shohin gjermanet e Gjermania. Te kuptojne mbase se jane te perdhunuar si shtet e si komb nga breshka e tyre plake ne Kancelari!

  • Turp per Gjermanine t’i ndodhe kjo gje. Kur ushtria e xhihadisteve te kuq sllave pushtoi Gjermanine ne Maj 1945, ushtaret e saj perdhunuan femrat gjermane. Pas 71 vjeteve gjermaneve iu ndodh e njejta gje nga xhihadistet vahabiste. Pse? Sepse i futi te pabeset me deshire ne shtepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *