Një shtetas u arrestua mbrëmë vonë nga policia në Mallakastër, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij 67-vjeçar.
Në pranga përfundoi shtetasi Kristi Kanaj, 29-vjeç, banues në fshatin Usojë. Në momentin e arrestimit, i riu po kanoste me armë automatike babain e tij.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij,gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pushkë model 56, tre krëhra automatiku dhe 60 fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Dita/
