Konflikti Arabi-Irani transferohet edhe në sport

Saimir Lleshi

E kush thotë që futbolli nuk është edhe politikë? Si në shumë raste të tjera në botë, historia po përsëritet midis Arabisë Saudite dhe Iranit.

Dy vendet kanë acaruar tejet shumë marrëdhëniet diplomatike midis tyre, por tashmë kjo situatë është transferuar edhe në sport. Federata saudite e futbollit ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zhvillimin e ndeshjeve në Iran, duke shprehur shqetësimet për sigurinë.

Kjo federatë kujtoi sulmin ndaj ambasadës saudite në Teheran dhe ka kërkuar nga Konfederata Aziatike e Futbollit që ndeshjet midis Arabisë Saudite dhe Iranit të zhvendosen në vende neutrale.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarit iranian të futbollit, Asghar Bagherian, i cili ka thënë se “politika nuk ka vend në futboll”.

Ndeshjet që përfshijnë ekipet saudite dhe iraniane aktualisht janë të planifikuara në janar dhe shkurt. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *