Statuja gjigante e Mao Ce Dun-shembet pasi është shpallur objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Qeveria kineze shpenzoi jo pak por 460 mijë dollarë për ndërtimin e statujës 37 metra të lartë. Vepra madhështore do të ngrihej në fshatin Tongxu, por nuk ka marrë miratimin e zyrtarëve.
BBC shkruan se objekti që po përfundohej është rrafshuar. Ende nuk dihet se pse ai u ndërtua kur nuk kishte ende një leje.
Statuja gjigante midis mijëra statujave të vogla në Kinë për Mao-n do të ngrihej në një zonë ku kishin humbur jetën rreth 40 milionë njerëz nga uria gjatë periudhës së sundimit të liderit komunist kinez, aq shumë i adhuruar në vend. Ai ka sunduar përreth 30 vite, ndërsa ndërroi jetë në vitin 1976./Dita/


A mundet te ndodhe ne Kine qe autoritetet lokale te kundershtojne e prishin projektet e veprat e qeverise qendrore? Me duket nje lajm kot, ose nese eshte e vertete, duhet te jete fakti qe nuk ishte nje fytyre reale e portreteve te Maos.