Haxhinasto: Hetime për cilësinë e rrugës që u dëmtua në Elbasan

Saimir Lleshi

Ministri Transportit Edmond Haxhinasto ka inspektuar nga afër aksin rrugor të dëmtuar në zonën e Xibrakës në Elbasan.

Ai tha se dëmtimi ka ndodhur për shkak të prurjeve të pazakonta të lumit Shkumbin, duke çarë argjinaturat mbrojtëse.

Megjithatë, ministri theksoi se “kjo shembje e rrugës ka nxjerr në pah një sërë defektesh, të këtij segmenti rrugor”.

“Kërkohet një hetim i mirëfilltë, si nga ana teknike dhe nga ana e përgjegjësive të tjera ligjore. Rruga ka disa vite që është realizuar, mbi 10 vite. Por një shkarje e tille nxjerr në pah defektet edhe në cilësinë e punimeve”, theksoi Haxhinasto.

Ai u shpreh se synimi riparimi sa më i shpejtë i aksit në fjalë.

“Do të kërkohet një ndërhyrje serioze, sepse përmasa e dëmtimit është e madhe. Objektiv i ARRSH nuk është vetëm riparimi i kësaj pjese të rrugës por edhe ruajtja e pjesës tjetër”, shtoi ai. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Nuk eshte vetem ajo rruge , cilesia e te ciles , duhet inspektuar.
    Kushedi se sa km rruge ( nga ato mijera km per te cilat mburrej ish kryeministri ) jane faktikisht te reja ,por cilesia e tyre eshte me shume se sa e dobet dhe me plot mangesi .
    Gazetaret investigative te Dites , mund ti zbulojne fare lehte keto.
    Me rrespekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *