Fotoja e kryeministrit zemëron Serbinë, Beogradi: Tjetër provokim nga Rama

redaktor

Fotoja e vitit në faqen zyrtare të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me mbishkrimin “Fotoja me e bukur e vitit”, ka nxitur reagime në Serbi.

“Një provokim i ri i Edi Ramës”, shkruajnë mediat serbe, të cilat thonë se, “ëndra e Shqipërisë së madhe e shprehur në takimin e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Tiranë është shfaqur edhe në këtë fotografi”.

Reagime kanë ardhur edhe nga zyrtarët serbë, që e kanë kthyer foton në një nga temat më të rëndësishme në Serbi.

Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se, shpreson që ideja e Shqipërisë së madhe të ngelet një ëndërr dhe jo një makth i rajonit.

“Pyes veten se si do të reagonin BE-ja dhe OKB-ja nëse në Facebook kryeministri i Serbisë do të bënte një koment të ngjashëm për teritoret e ndryshme në Ballkan”, ka thënë Gjuriç.

Ai ka theksuar se, Serbia nuk do të lejojë kurrë që Rama dhe Hashim Thaçi të realizojnë këto ëndërra. Fokus i veçantë i është kushtuar shprehjes “një tokë, një popull, një ëndërr”, e ku fjala “tokë” në serbisht mund të nënkuptojë edhe një vend apo shtet.

Share This Article
5 Comments
  • Serbet dihet se kush jane, por kete fotografi e kane share edhe disa “shqiptare”, te cilet i dje afrimi i Shqiperise me Kosoven. Vajmedet pet keta kritizere, antikombetare.

  • pyet veten si do reagonte OKB dhe BE po te kishte bere luftra gjakatare Shqiperia ne rajon dhe te kishte zaptuar troje te tjetrit… hale jeni po nuk keni faj ju por politika shqiptare qe ul breket para jush dhe BE dhe nuk kerkon xhevap se krim e korrupsion ka gjithe diten sot ne BE por eshte lobi greko-sllav qe fshihet pas politikes se BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *