Në një intervistë ndryshe në “Fun Zone” në Digitalb, mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti deklaron se gjuha më e vështirë për të është arabishtja. Ndërkohë ai ka treguar edhe se nuk di tabelën e shumëzimit.
Cilën skuadër zgjidhni kur luani play station?
Barcelonën.
Çfarë ke dashur gjithmonë e ke arritur?
Po, është një familje. Kam dashur të krijoja një familje të shëndoshë.
E di tabelën e shumëzimit?
Jo.
Nëse do të kishe flokë çfarë modeli do t’i mbaje?
Kam pasur dikur dhe i kam mbajtur në gjithfarë formash… (qesh).
Cili është kombinimi i ushqimit, por që ty të pëlqen shumë?
Pica me keçap.
Si e thërret me përkëdheli djalin tënd?
Zemra e babit.
A e di bashkëshortja juaj pasuordin e “Facebokut”?
Po, po e di.
Shkon me vonesë në takime?
Asnjëherë.
Cila është gjuha më e vështirë në botë?
Arabishtja.
A të zgjon ndonjëherë djali nga gjumi?
Po, po ndonjëherë.
A fle shumë?
Më parë po, ndërsa tani më pak.
Profesioni që nuk do bëje dot kurrë?
Një profesion që nuk mund të lëviz.
Cili është miku juaj në Kombëtare?
I kam të gjithë miq, asnjë preferencë…
Këngëtarja e preferuar?
Rita Ora.
Arlind Ajeti-Intervistë Funny
Posted by Digitalb on Friday, January 8, 2016

Injorant , prototip futbollisti qe nuk di as tabelen e shumezimit ! Po te shkruaje e te lexoje , di ?
Eh more cun! Nuk je i vetmi qe nuk e di. Sa shume shoke ke, as nuk do e besoje ne se do e dije! Po, te pakten ngushellohemi qe keta “te ditur”, i kemi ne postet e larta te pushtetit. ku llogarine dhe tabelat e shumezimit ketu i njohin mire e bukur! Jetojme ne kohen e corbes se madhe me emrin demokraci, te cilen e imagjinomin nje nuse te bukur, por na doli nje balene e jargavosur!