Një ditë nga jeta e Xhelal Mziut

redaktor

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka pozuar stoik teksa sheh në horizont si vizionar dhe në dorë mban shtrënguar çadrën, armën më të mirë kundër shiut këto ditë.

Mziu me sa duket nuk ka dashur ta humbasë rastin që të ketë në albumet e tij edhe një foto me përmbytje në sfond.

Madje thonë se ai është lutur që të binte shi, se nuk do kishte kuptim që të kalonte dimri dhe Xhelali të mos kishte një foto me lumin ndër këmbë. Duke parë faqen e tij në Facebook, kupton se ai ndoshta është kryebashkiaku me albumin më të pasur fotografik.

Ka fiksuar në celuloid shumë ditë që shënjojnë histori në jetën e tij, që nga medaljet, certifikatat e marra për zgjuarsi të rrallë e deri tek udhëtimet apo takimet e përjavshme me banorët. Kush e di vallë, ndoshta ëndrra e tij e fshehur është të bëhet… model.

 

Facebook Spy, rubrika e fundjavës në DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *