Jo Nishan, jo…

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Jo zoti President, ju nuk mund të jeni pjesë e kësaj reforme, në këtë stad të procesit. Ju zoti Presidenti ynë prisni t’ju vijë radha e punës tuaj, dekretimi i ndryshimeve që do të miratojë Parlamenti. Ju zoti President prisni radhën dhe të zbatoni ligjet drejt, pa i deformuar ato për interesat tuaja politike. Ju zoti President duhet të bëni analizën e punës Tuaj me drejtësinë dhe të heshtni për këtë drejtësi që gatove duke dëmtuar gjithë shtetin. Tani bëni sërisht atë që nuk duhet të bëjë një President: mos fut duart ku nuk të takon. Reforma në drejtësi është përgjegjësi e Parlamentit dhe nuk ka pse t’i bëni çorbë punët. Ju zoti President do mbeteni në historinë e shtetit si presidenti i partisë që e votoi dhe kurrsesi presidenti i shqiptarëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *