Mancini: Sikur të fitoja 15 ndeshje 1-0!

Dita

Interi është nën akuzë për mungesën e golave. Fitorja ndaj Empolit ishte e 9-ta për këtë sezon me rezultatin identik, 1-0, cka ka bërë që të jenë të shumntë ata që kritikojnë Mancinin për mungesën e lojës, por trajneri do tre pikët dhe i pëlqen ideja e një tjetër rezultati të tillë ndaj Sasuolos, ndërsa për kritikët e ka gati kundërpërgjigjen.

“1-0 është një rezultat që më pëlqen shumë, kjo pasi ju jep mundësinë të flasin shumë njerëzve. Nëse do ti fitonim edhe 15 ndeshjet e mbetura 1-0 do të isha shumë i lumtur. Përtej batutave është e qartë se unë do të doja më shumë gola, por nuk mund të jesh menjëherë perfekt. Edhe pse në Itali titulli fitohet duke pësuar pak gola, por duhet të përmirësojmë fazën sulmuese dhe të shënojmë më tepër, pasi atëherë do të kemi më shumë mundësi për të qëndruar në krye”.

Ndeshja me Sasuolon ofron për zikaltërit që me një fitore të sigurojnë titullin simbolik kampionë të dimrit, por Mancini nuk i zë besë kundërshtarit të rradhës.

“Luajnë më mirë në transfertë se sa në shtëpinë e tyre. Di Francesco nuk është nga ata trajnerë që hyjnë në fushë për tu mbrojtur. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqëndruar përgjatë gjithë ndeshjes, nuk duhet ta heqim spinën nga korenti”

Mancini vlerëson harmoninë në dhomat e zhveshjes duke u shprehur se në këtë drejtim Interi është skuadra më e mirë që ka drejtuar pasi ka patur probleme të ndryshme në grupet e tjera, ndërsa jep një koment edhe për merkaton.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *