Fiorentina, ekip i cili deri tani qëndronte ndër skuadrat në krye të Seria A ka pësuar një humbje në shtëpi përballë Lazios.
Golat u shënuan nga Keita në minutën e 45-të dhe Savic në minutat shtesë.
Po në minuta shtesë, Fiorentina shënoi veç golin e vetëm me anë të Roncaglia.
Kur u mendua se gjithçka po shkonte drejt fundit, Lacio shënoi golin e tretë me anë të Anderson në minutën e 96-të.
Megjithë tentativat, Fiorentina nuk ka mundur as të barazojë.
Pas humbjes, Fiorentina qëndron në vendin e tretë me 38 pikë, por me 19 ndeshje, një më tepër se ekipet e tjera.
Lazio nga ana tjetër qëndron në vendin e nëntë me 27 pikë, po me 19 ndeshje.
