Shpëtoi të atin, i cili vuan nga zemra, duke bërë tre kilometra me bicikletë natën në shi, para se të takonte një shofer i cili bëri thirrje për ndihmë.
Protagonisti i kësaj historie është një fëmijë 5 vjeç, Kevin- Djene, që jeton në Mayenne, në perëndim të Francës. Tani ai është një hero i vogël.
“Ishte i veshur në pizhame, i lagur nga koka te këmbët dhe kishte ethe”, u shpreh shoferi i cili e shpëtoi.
Fëmija pa babanë e tij të binte në tokë pa ndjenja në shtëpi. Ai nuk mendoi dy herë dhe mori menjëherë bicikletën për të nxituar dhe të kërkonte nënën e tij, duke e lënë motrën 2 vjeç bashkë me babain.
Në rrugë, më shumë se tre kilometra larg nga shtëpia, Pinot e gjeti atë.
“Ai më tha se më ka vdekur babai. E vura në ngrohësen e makinës time ndërkohë që një shofer tjetër thërriste për ndihmë.”
Më pas ambulanca arriti ta transportonte në kohë babain nga shtëpia për në spital dhe tani ai është i sigurt. Me këtë veprim vogëlushi Kevin Djene pushtoi zemrat e të gjithëve në internet.
