Bashkim Alibali rrëfen: Si ma rrëmbyen çmimin e parë Nertila Koka e Gëzim Çela

Saimir Lleshi

Këngëtari i mirënjohur Bashkim Alibali rrëfen prapaskenat e festivaleve të këngës në diktaturë, duke treguar se s’i ia rrëmbyen çmimin këngëtarja Nertila Koka dhe këngëtari Gëzim Çela, të dy dublantë të këngëtarëve bazë në festival.

‘’Asnjëherë, as Nertila Koka dhe as Gëzim Çela, nuk më kërkuan ndjesë dhe të paktën moralisht të justifikonin zhvendosjen e çmimit’’, tregon Alibali.

Rrëfimi i plotë i artistit:

“Në Festivalin e 23-të, unë isha këngëtar I parë I këngës ‘’Çel si gonxhe dashuria’’ ndërsa Nertila Koka dhe Gëzim Çela ishin dublantë. Kur kënga u shpall si fituese e çmimit të parë të këtij festivali, organizatorët thirrën për ta prezantuar këngën Nertilën dhe Gëzimin, kurse mu as më llogaritën, sepse unë nuk kisha miqtë që kishin ata dhe sepse unë vija nga Festivali I 11-të I rehabilituar.

Orkestracioni ishte i Selim Ishmakut, teksti I Arben Dukës. Vladimir Kotani, kompozitori i Këngës, u bë shumë me nerva pse nuk dola ta këndoj unë.

Asgjë, dola në dhomat e zhveshjes dhe aty në heshtje po dëgjoja këngën, teksa e këndonte Nertila me Gëzimin. Ishte njësoj si të të bjerë lotaria dhe pastaj të të thonë: që nuk po ta japim ty, edhe pse e ke fituar, por dikujt tjetër.

Unë nuk kam folur as me Nertilën dhe as me Gëzimin dhe kemi vijuar normalisht marrëdhëniet si kolegë, por asnjëherë nuk e kemi diskutuar më çmimin e parë të këngës që iu dha atyre, edhe pse unë isha këngëtar i parë”, thotë ai për “Panorama”.

“Sepse prisja të më thoshin diçka ata. Asnjëherë, as Nertila Koka dhe as Gëzim Çela, nuk më kërkuan ndjesë dhe të paktën moralisht të justifikonin zhvendosjen e çmimit. E kam pritur në fakt një ndjesë të tillë gjithnjë, por nuk ndodhi. Tashmë, kam vendosur që këtë këngë ‘’Çel si gonxhe dashuria’’ ta incizoj dhe t’I bëj një orkestracion të ri”, vijon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *