Sërish rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd

Saimir Lleshi

Rikthimi i reshjeve ka sjell sërish përkeqësim të situatës në disa zona të vendit.

Kështu, rruga Elbasan-Librazhd ka sërish probleme për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Vështirësitë në qarkullim janë në fshatin Xibrakë, ku edhe pat rrëshqitje pak ditë më parë.

Ndërsa te “Kthesat e Murrashit” ka rrëshqitje gurësh, që e bëjnë të rrezikshme lëvizjen e makinave. Edhe te “Ura e Telit” makinat lëvizin vetëm në njërin krah. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *