Disa ditë më parë, media të ndryshme në Kosovë, vunë re një postim të Qerim Kelmendit, bërë shumë kohë më parë, në të cilën shkruhej për një listë. Sipas postimit, nga fundi i vitit 1996, atij i ishte dhënë një listë nga një bashkëluftëtar i tij, i vrarë më pas në luftë dhe i shpallur Hero i Kosovës, në të cilën shënoheshin emrat e disa nga bashkëpunëtorëve të afërt e mizorë të shërbimit të fshehtë serb, dhe ai bën të njohur më pas këto emra, dhe, mes tyre, ishte edhe emri i Ibrahim Rugovës.
Me sinqeritetin e tij të njohur ai nuk e fsheh faktin se kjo kishte ndodhur, por thekson se nuk ishte as vendim i Shtabit të Përgjithshëm apo Shtabit Qendror Operativ të UÇK-së, as vendim i strukturave të larta drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si themeluese e drejtuese politike e saj, por as nga figura të njohura si drejtues të kohës. Ishte një listë e dhënë si mendim nga një luftëtar, dhe në fakt, pas këtij postimi ai shton se gjatë gjithë luftës, strukturat e armatosura në Kosovë nuk kanë bërë asnjë aksion kundër figurave politike të kohës, edhe kur ata e kishin mbushur kupën. Për më tepër, ai vetë as që kishte menduar se mund të bëhej aksion kundër Rugovës, megjithëse deklaratat e tij politike anti UÇK/së ishin tej e përtej të mbushura me mllef dhe me arredime të rrezikshme politike si dorë e zgjatur e Serbisë. Apo bashkëpunëtore e Arkanit. Dhe, si për të dhënë krejt sinqeritetin e tij, ai thekson se edhe po të donim të bënim një aksion kundër Rugovës, nuk do të kishin mundur, pasi ai ruhej ditë e natë nga forcat e sigurimit serb, aq fort e aq kujdesshëm, sa që as zogjtë nuk mund të kalonin pa lejen e tyre.Në fakt ekzistojnë mjaft foto të zotit Rugova nën mbrojtjen e forcave serbe të sigurisë së lartë, ashtu si është i njohur qëndrimi i tij politik pro Millosheviçit, në kohën e sulmeve të NATO-s.
Qerim Kelmendi është njëri ndër ilegalët e parë të Lëvizjes Popullore që u bë pjesë e UÇK-së. Mik i afërt i figurave të njohura kombëtare, si Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, etj, do të jetë i plagosuri i parë në një aksion të tetorit 1996, dhe pjesë e një familje që është e tëra në strukturat e politike e luftarake të UÇK-së.
“Zbulimi” i këtij postzimi zgjoi, si pritej dhe deri diku e natyrshme për mediat, një zjarr publicistik, sidomos në media të njohura për qëndrimet e tyre therllësisht kundër luftës çlirimtare, por edhe kjo është një politikë mediale e njohur që gjatë luftës, e fuqishëm pas saj. Si për të dashur të bnin gjithçka më të besueshme, disa nga këto media “zbuluan” , po ashtu, një listë tjetër, me 110 emra, të cilët duhet të likuidoheshin nga UÇK-ja, me figura brenda e jashtë Kosovës. Çuditërisht , gjatë gjithë luftës, këto gëzonin shëndet të plotë, e vetëm pas luftës, disa prej tyre u vranë në rrethana krejt të errëta, deri më tani të pasqaruara, për të cilat mund të flasim një herë tjetër. Le të kthehemi tani tek ajo që është më thelbësore.
Pyetje mbetet: a ka pasur ndonjë vendim për të likuiduar zotin Rugova apo figura të tjera të politikës në Kosovë dhe jashtë saj? Kush mund ta merrte një vendim të tillë? A ishte bërë zoti Rugova aq i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës sa që të shkohej drejt likuidimit të tij?
Le të jemi të sinqertë: Rugova ka qenë një njeri që “mbretëronte” përmes rrebeshit serb në Kosovë dhe këtë ai e quante normale, për deri sa kjo nuk prishte orët e tij. Inteligjent, njohës i shpirtit të popullit inekzistent, por jo i qëndresës , pritës i lirisë përmes konferencave të shtypit të ditëve të premte, që u bënë të mërzitshme edhe për atë vetë, ai, në rastet më të rëndësishme do të shfaqej thellësisht kundër luftës çlirimtare. Të gjitha strukturat e krijuara nga ai dhe njerëzit e tij, para e gjatë luftës, e më vonë edhe pas, kishin qëllime të ndryshme e rrugë të kundërta me luftën çlirimtare. Prej tij do të vijnë për herë të parë emërtimet “terroriste”, do të kërkohet interpoli për të gjurmuar “terroristët” etj, e po ashtu do të ngriheshin struktura për hetimin e lëvizjes çlirimtare, disa nga të cilat bashkëvepruan me pushtetin serb edhe pas luftës, si ishte “Sigurimi i Atdheut”.
Megjithatë, as në vitin 1993, kur fillojnë aksionet e para të lëvizjes guerile, e as më pas, e as pas luftës, nuk ka pasur kurrë një vendim, apo edhe mendim, për të likuiduar figura politike në Kosovë, e aq më pak zotin Rugova.
Në vitin 1992, kur gjërat po kërkonin një zgjidhje të orëve të fundit, pra kur mendohej të bëhej luftë, figura drejtuese të kohës të lëvizjes ilegale janë takuar në Prishtinë me Rugovën dhe i kanë treguar se donin të ndiznin farën e betejave të drahshme. Rugova ka bërë vetëm një pyetje: nëse djemtë kishin hekura mjaft për ta filluar, dhe më pas i ka “këshilluar” ta lënë këtë dhe t’i lënë në duart e tij trajtimin e popullit. Edhe takimet e tjera të zhvilluara me të, brenda në Kosovë dhe jashtë saj, kanë patur qëllimin e afrimit të ideve dhe, megjithëse kjo nuk është arritur, nuk është synuar për të shkuar drejt eleminimit. Në kohë të ndryshme, ka pasur vendime të përcaktuara qartë se, në asnjë mënyrë, njësitet guerile apo strukturat drejtuese të luftës, nuk duhet të ndërmarrin aksione apo veprime ndaj figurave politike në Kosovë e jashtë saj, duke pasur kujdes që të mos përsëriten histori të së shkuarës. Në dy raste, me aq sa unë kam dijeni, struktura brenda Kosovës, kanë kërkuar nga trupa drejtuese politike, e njohur si Sektori i veçantë, leje për të ndërmarrë aksione ndaj figurave politike, njëri nga të cilët ishte aso kohe figura ndërlidhëse mes LDK-së dhe shërbimit të fshehtë serb, dhe në të dyja rastet, janë ndaluar rreptësisht. Të dy ata janë edhe sot e kësaj dite shëndoshë e mirë. Aq më tepër, vetë rëndësia politike e Rugovës në Kosovë dhe në qarqet diplomatike ndërkombëtare, të bënte të mendoheshe mirë edhe për të sulmuar publikisht, në media të ndryshme figurën e tij, të cilën, megjithatë e kemi bërë sa herë e kemi parë të arsyeshme.
Asnjëri nga figurat e rëndësishme të drejtimit të luftës në Kosovë, pavarësisht nëse e kanë dashur apo jo figurën politike të Rugovës, nuk ka menduar për eliminimin e tij. Në fund të fundit kjo do të ishte vetëvrasja politike e një force që synonte të bëhej pjesë përbërëse e popullit të vet.
Në vitin 1995, kryesia e atëhershme e Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke parë se gjendja mund të eskalonte drejt figurave politike, të cilët po bënin shpesh herë deklarata të ashpra politike e më shumë se kaq, mori një vendim të posaçëm, me të cilën u njohën edhe në njësitet më të reja, dhe përmes të cilit, ndalohej në çdo mënyrë organizimi i aksioneve ndaj figurave politike në Kosovë. I njëjti vendim është përsëritur edhe me fillimin e hapur të luftës, në qershorin e vitit 1998, kur nga disa zona po vinin informacionet dëshpëruese , sipas të cilave, eksponentë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, po pengonin e po bëheshin më të rrezikshëm se sa vetë milicia serbe. Prej propagandës së tyre dhe ndjenjës së disfatizmit, vetëm në një zonë lufte, në Dukagjin, për pak ditë, banorët dorëzuan mijra armë tek ushtria dhe policia serbe. E megjithatë, askush nuk mund të sjellë një rast të vetëm të eliminimit të figurave politike në Kosovë, të gjithë jetuan për bukuri nën hijen e pushtetit serb, disa u pasuruan dhe dot përvjedhin nga milionat e fituara. I vetmi që u vra do të ishte ideologu i njohur Fehmi Agani, por edhe ai , mendoj se jo rastësisht, pas problemeve që iu krijuan në Rambuje me zotin Rugova.
Ka pasur një rast kur Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bërë një grishje për eliminimin e zotit Rugova. Ky ka qenë propozimi i Bujar Bukoshit, bërë përfaqësuesit të caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm, Shaban Muja, si një kusht për të mbështetur financiarisht luftën e armatosur. Megjithëse këtë denoncim Muja e ka bërë publikisht, asnjëherë media nuk është marrë me një gjë të tillë, pasi gjithçka ishte brenda vathit.
Në kohën e luftës, nëse do të ishte synuar, do të ishte e mundur që të bëhej eliminimi i disa nga figurave politike të lëvizjes paqësore. Por kjo nuk është synuar asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe për asnjërin prej tyre. Aq më tepër të ketë pasur vendime të një natyre të tillë, sa ndaj zotit Rugova, kur e gjithë vëmendja ishte e përqendruar tek ato figura mercenare, e shumë më tepër se kaq, përmes të cilëve shërbimi sekret serb , jo vetëm në dy a tre vite, por në disa dekada, kishte bërë zullumet më të mëdha në Kosovë.
Të gjithë aksionet e asaj kohe kanë qenë të marra nën përgjegjësinë e strukturave të luftës, ata janë bërë publikisht të njohura përmes komunikatave dhe deklaratave politike, pa e fshehur autorësinë e tyre. Asnjëri prej tyre nuk është figurë politike.
Ajo që ndodhi pas luftës, me eliminimin e disa figurave politike të lëvizjes paqësore e njëkohësisht me vrasjen e shumë më tepër figurave të njohura të luftës, duhen ndriçuar, ashtu si duhet ndriçuar fakti se thuajse të gjitha kanë ndodhur në një kohë kur qeverisjen e vendit e kishin forcat e dikurshme politike të rrjedhura nga Lidhja Komuniste e Kosovës, dhe ministritë e brendshme ishin nën urdhrat e tyre. Është një kohë që të qartësohet se cili ishte roli i shërbimit të njohur si “Sigurimi i Atdheut”, të cilët u paraqitën shpesh herë të armatosur dhe të uniformuar, dhe pse, disa nga ata që u vranë ishin në kohën e rebelimit të tyre politik.
Figura politike e Rugovës është sulmuar në shkrime të ndryshme, por ndaj jetës së tij është bërë kujdes që të ruhet. Po të mos i kishin ndodhur probleme të tjera shëndetësore ai do të mund të bëhej një shekullor, para e aq më shumë pas luftës.

Kjo cka trajton z.Bedri Islam, ne kete shkrim, qe nuk ka pasur kurre ne Shtabin e Pergjithshem te UCK, (te pakten prej shkuarjes sime ne ate shtab e deri ne fund te luftes), nje liste dhe nje vendim per eleminim fizik te Rugoves dhe personash te tjere, sikunder del sot nje liste e tille, kete e them me pergjegjesi. Ku e bazon?, do te pyese dikush. E bazoj ne faktin se cdo plan luftarak, qofte edhe nje sulm me nje apo dy lyftetare te vetem do te me prezantohej mua, pasi ma kishin besuar si specialist ushtarak nje gje te tille. Nese ka pasur nje liste te tile Sherbimi Informativ i Shtabit te Pergjithshem te UCK, per kete nuk dal aspak garant.
Persa i perket Rugoves, ai ishte dhe mbeti armik i betuar i UCK-se, derisa vdiq, i cili nuk vendosi kurre qofte edhe nje buqete me lule tek varri i qofte edhe nje deshmori te vetem, por na e shpalli Hero Legjendar tradhetarin Tahir Zema dhe djalin e tij e ka bere sot, partia e tij LDK-ja, deputet, i cili vijon e vjell vrer ne parlament cdo dite kunder UCK-se. Beme o babe te te ngjaj.
Artikull shkruesi e ka ekzagjeruar aftesine dhe profesionalizmin e forcave serbe te sigurise. Ne kohen e bombardimeve te NATO-s Rugova dhe familja e tij ruheshin dhe mbikqyreshin rreptesisht ne kushtet e arrestit te shtepise nga elemente te njesise se operacioneve speciale te KOS-it (sherbimit te zbulimit te JNA-se (jugoslavenska Narodna Armija) me pas JV-se- Jugoslavenska VOjska-s) kryesisht maloke nga Ravna Gora. Ky ekip sigurimi, ky ekip gardianesh burgu komandohej nga nje pot pukovnik me pervoje lufte ne Sllavonine Lindore e megjithate nje gazetare gjermane per mese dy jave nen hunden e sigurimsave serbe qendroi ne familjne ne vilen e Rugoves. Deerat e Shumadise nuk e kuptuan, qe ishte gjermane dhe jo kosovare!
Sa per Dilaver Goxhajn i kujtoj se tahir Zemaj nuk ishte tradhtar, sepse nese do ishte tradhtar nuk do organizonte dhe komandonte Betejne e Lozhes bashke me nje ish polic me mbiemrin Shala. Ne kete beteje serbet nder te tjera humben nje autoblinde bOV, nje autoblinde BRDM dhe nje tank T 72 i modernizuar doli jashte luftimit i goditur nga nje rakete antitank Malutka prodhim gjermano-lindor. Serbet humben edhe nje helikopter relativisht modern Gazelle prodhim francez, ko piloti u vra, ndersa pilti theu te dy kembet. Si per tradhetar nuk me duket bilanc i keq ky i kol. Zemes more DIlaver. Po ato trimat qe keshilloje ti si oficer cetash vullnetare te kohes se Dulles cfare humbjesh ne teknike luftarake u kane shkatuar serbeve ne tre beteja te marra se bashku?! A uafrohen keto humbje humbjeve te serbeve ne betejen e fshatit Lozhe?!
Te me falni per sinqeritetin,zoti Goxhaj,por nuk mund te bindet askush se I.Rugova ,ka punuar per Kosoven.Ai i ka sherbyer me besnikeri deri ne vdekje,sherbimit sekret serb.Kjo eshte e qarte si drita e diellit,ndaj kush guxon l e behet avokat i tij, ushqehet me supen e thartuar te gatuar ne kuzhinen e Beogradit . Nje krijese te tille,teper te urryer edhe Shqiperia ka 25 vjet qe e mban mbi shpine,se bashku me nje taborr te eger antishqiptaresh,, te vetequajtur “demokrate”qe duan te shperbejne jo vetem Shqiperine,por edhe Kosoven e mbare ceshtjen shqiptare,sepse ne dejet e njerezve te tille,nuk qarkullon gjak shqiptari . Edhe sot,gazeta Dita,boton ne faqen e pare,nje artikull per thirrjen e hapur qe i ben popullit serb , sherbi mi i tij sekret,per te nxitur shperthimin e luftes civile ne Shqiperi e ne Kosove.Por,daullet bien per ata qe kane veshe .
Zoteri “Kerkojeni tek e verteta” nuk jam une, Dilaver Goxhaj (Plaku), te cilit ju i drejtoheni, por eshte nje “trim” qe nuk ka guximin te dali me emrin e vet. Une komentoj ne kete shkrim me emerin tim qe kam pas ne lufte, Shpetim Golemi dhe i them me plot gojen ketij personi qe ka pseudonimin “Palla” dhe qe e ka vene ne kllapa, se Tahir Zema eshte tradhetar, sepse largoi nga Kosova mbi njemije luftetare, duke u thene: “UCK-ja morri fund, prandaj shkoni e gjeni strehim ne vende te tjera. Dhe kete ua tha kur mbriti ne Bjeshket e Nemuna, ne fund te Gushtit 1998. Tahir Zema ishte ai qe i beri thirrje popullit te Dukagjinit t’i dorzonte armet policise se Serbise. Nese ky zoteri, i cili perdor emerin tim, dhe kuptohet se cfare trimi eshte, le te na i argumentoi qofte edhe vetem keto dy akte te Tahir Zemes se gjoja na qenka patriotizem, atehere une i kerkoj ndjese. Tradhetia nuk ka brire. Pse nuk qendroi te luftonte ai zoteri, Tahir Zema, po ia mbathi per ne Tirane? Pse nuk qendroi ne zonen e Dukagjinit ku qendroi dhe luftoi Ramush Haradinaj me trimat e tij? Nuk eshte patriotizem te hedhesh 5 pushke e te arratisesh nga lufta. Edhe ne Himnin tone, (ketej ne Shqiperi dhe jo Himni i Rugoves dhe ky qe ka miratuar Hashimi), thuhet: “Nga lufta vec largohet ai qe ka lindur tradhetor”. A u largua Tahiri Zemajve nga lufta? U largua. Atehere, sipas Himnit te shqiptareve quhet tradhetar, apo jo?. Keshtu eshte e verteta , o trimi ne thonjza.
Ibrahim Rugova dhe LDK-ja jane ARMIKE te popullit kosovar!
Rugova duhej te hiqej qafe si TRADHETAR!!!
Pajtohem me kete qe thoni ju, Shpetim Golemi. Por… Duhet te dime vetem edhe diçka shume te rendesishme. Lojerat serbe te Ibrahim Rugoves me Shqiperine dhe me shqiptaret jane realizuar permes Sali e Sllobodanke (Liri!)Berishes!… Shqiptaret dhe Shqiperia u moren neper kembe fale politikave te tyre anti shqiptare dhe anti kombetare… Per njohes te mire te rrethanave, nuk perjashtohet asnjehere mundesia e ndonje urdhi te tille qe mund te kete dale prej vete sherbimit sekret te Ibrahim Rugoves, perkatesisht prej sherbimit te UDB qe e ka siguruar vete Ibrahim Rugoven, sepse, vetem ne ate menyre atij do t’i rritej morri, sepse prej nje pleshti te vogel komunist e fadilhoxhist u be nje morr i madh komunist e UDBASHO-KOSIST qe me njerezit e tij ende po çon uje, bile me shume se kurre, ne mullirin antishqiptar te Serbise!… Tradhtare te tille si Ibrahim Rugova me ujqerine e tij e Sali Berisha me ujqerine e tij shqiptaret dhe Shqiperia nuk kane pare kurre, he, mos i lashte mbrenda Dheu i Shqiperise Etnike! Tradhtia dhe shantazhi qe i bene luftes se UÇK mos i lashte me pa dite te mira djale pas djali! Coftinen e Ibrahim Rugoves e nderojne vetem coftinat komuniste te “Kosoves dhe Metohise”, te Jugosllavise se Titos e te Serbise se Millosheviçit!…
DRENICA E KUQE
Zoti Bedri Islami ju jeni nje njeri me virtyte te larta njerzore ,humanitare dhe intelektuale.Ju nuk mund te duroni kur dikush mbron tradhetarin,agresorin,spiunet dhe shane clirimtaret,patriotet…Jame plotesisht dakord me ju.Por une dua te pyes pse mediat kosovare,pse ish luftetarte e UCK pse politikanet dhe veprimtaret nga Kosova heshtin kur sulmohen pa argumente lufta e cila solli lirine dhe perzuri pushtuesit serbe.Fushata e shfrenuar kundra UCK dhe luftes pa dorza qe nga paralufta ,gjat saje dhe paslufte vazhdon ne “Bota Sote”Sulmohn pa perjashtim te gjithe ata qe dhane kontribut direkte dhe moren pjes ne lufte.Mbrohen te gjithe ata qe ishin me pushtetin serbe ,ishin kunder luftes ,asnje fjale per UDBashet qe haptas ateher i shebyen regjimit serbe dhe tash krenohen.A e meriton lirin populli i Kosoves?eshte pyetja ime e radhes.
I nderuari Bedri!
Eshte hera e pare qe ne kete shkrim nuk gjej Bedriun TRIM,IDEALIST dhe te DREJTE!
Ndonese edhe vete e pranon se Ibrahim Rugova ka qene PRO SERB,kunder Rambujese,kunder UCK-se dhe ruhej me shume forca nga shteti serb,si konkluzion e pranon se ndaj tij nuk kishte vendim per asgjesim!
Dihej nga te gjithev cse LDK-ja ka qene dhe eshte nje organizate qe ka luftuar per interesat serbe kunder Kosoves!
Ibrahim Rugova ka qene ARMIK i Kosoves,pervec se ne se ajo do ishte nen sundimin serb!
Pra perse i duhej popullit kosovar ky TRADHETAR,per me teper qe e vute edhe si President te Republikes se Pare???
Ne Kosove sundojne spiunet e Serbise,ndaj atje situata eshte mjft e rrezikeshme deri ne shkaterrimin e shtetit te Kosoves dhe futjen e tij prap nen Serbi!
VDEKJE FASHIZMIT!!
LIRI POPULLIT!
Z. Ibrahim Rugova ishte atdhetar i madh. Nese amerikanet ( te cilet ishin aleatet tane kryesor) jane pro serb, atehere edhe Rugova ishte i tille.
Ne librin e zise , arkitekti i clirimit te Kosoves, z. Richard Holbrooke, per dr. Rugoven shkroi:
“Kur e kam takuar Rugoven per here te pare ai dukej si nje ze i vetmuar,ne beteje te vetmuar,duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur enderren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe u bera admirues dhe shok i tij.
Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij. Mbaj zi per nderrimin e jetes, se bashku me tere popullin e Kosoves.
Derisa Kosova e fitoi lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike, kur shume pune mbeten per tu bere.
Apeloj tek lideret kosovare te bashkohen dhe te punojne se bashku per te arritur pavaresine per te cilen President Rugova luftoi.”
Se sa e deshi populli Presidentin e vet me se miri tregon pjesemarrja e madhe ne varrimin e tij. Per dite te tera, ne temperatura ekstreme, diten dhe naten, nuk ndaloi turma e shqiptareve per t’i bere homazhe Presidentit te pare te Kosoves.
nje sugjerim miqsor per Bedri Islami
ju lutem hiqeni prefiksin “z” para emrit Rugova,Basha,Berisha,Mustafa etj se jane te “nentokes” serbe
mire do ishte te mos perdorni fare kete parashtese per te gjithe..por sidomos ne rastin e ketyre tradhetareve te dokumentuar..nuk duhet ta perdorni se nuk shkon
psh ti drejtoheni nje krimineli…..zoti KRIMINEL..ose zoti Tradhetar..nuk shkon fare
faleminderit per moskeqkuptimin dhe mos censurimin
Keto lloj shkrime per Rrugoven,kur populli shqipetar po perjeton shperberjen jane si shkrimet e ‘Merolamçeve’ te dizinformacionit ‘Pse jane zene Adolf Berisha me Bledi Gobbels’,pasi e shpune vendin 25 vjet ne origjine!
LPK-se po i del flaka. Udheheqesit me te larte te saj po akuzojne njeri tjetrin per tentim vrasjesh. Keshtu thot Ibrahim Kelmendi. Biles ai shkon edhe me larg. Akuzon Xhavit Halitin per vrasjen e Ilir Konushevcit dhe e akuzon Hashimin per lidhjen e tij me oficerin francez Arnaud Danjean. Sipas z. Kelmendi, oficeri i sherbimit francez eshte nje pro-serb.
http://botasot.info/lajme/501058/ibrahim-kelmendi-godet-hashim-thacin-zbulon-detaje-te-reja-te-lidhjes-se-tij-me-sherbimin-francez/
Nje pseje e opinjonit shqiptare ne Kosove u trazue, fal nje lajmi qe e solla Une.
Ne fakt, kisha kohe qe kisha shkruar per Ibrahim Rugoven, se ishte njeri nder tradhtaret me te medhenje te kombit, por portalet dhe gazetat shqiptare, e kishin nevleftesuar kete njoftim timin.
Ibrahim Rugova nuk ishte tradhtare i dhunshem, siq eshte ne Shqiperi Sali Berisha, sepse ai nuk kishte nevoje te ishte i dhunshem, sepse dhunen ne Kosove e ushtronte pushtuesi serb, ndersa ibrahim Rugoven, sherbimet sekrete serbe e kishin sjellur ne krye te nje levizje-Lidhjej Demokratik, per ta mashtruar popullin shqiptare ne Kosove dhe ne ish Jugosllavi.
Kosova duke qe e pushtuar ne te gjitha sekgmentet, eshte e vekuptueshme se edhe pushtuesi, respektivishte Sherbimet e saja sekrete e kane patur shume te lehte te imoponojne Lider, sepse ne sherbim te Liderit ata i vjene ne dispozicion gjithqka qe duhet, per tu dukur taman si nje Lider, qe eshte e vetmja shpres per Kosoven.
Kete teater me Rugoven Serbia e ka luajtur per mrekulli, dhe per nje kohe te shkurter kane arrit ate qfare kane deshiruar, varsin e popullit per Ibrahim Rugoven.
Une kam treguar, se dikur ne vitet 1996 dhe ne fillim te vitit 1997 kam pare emrin e Ibrahim Rugoves, ne nje Listë ku ishin te perfshire shume bashkpuntore te Serbise dhe drejtues serb, qe ishin ne krye te Institucineve kryesoer, qe ushtronin dhune dhe represion kunder shqiptarve.
Ne ate Listë ishte Shefi i UDB-se, Mishko Llaketiq, pastaj ishte Krytarja e Gjykates Supreme te Kosoves, Danica Markoviq, ishte nje Inspektor tjeter i UDB-se, Zyber Zyberi,qe ishte i shquar si kriminel, qe edhe kishte mbytyr atdhtarin e shquar metush Krasniqi, duke e tururuar. Ne Liste ishin Insppektore te larte te UDB, si Bejtush Beka dhe Ejup Bajgora, qe ishin likfidaur, pastaj kishte edhe Insektore tjere te UDB-se, te te gjitha Stacioneve policore te Kosoves, siq atehere ishin te organizura Deget e UDB-se ne gjithe Kosoven.
Ne Listë ishte edhe Emri i Ibrahim Rugoves.
Emri i Ibrahim Rugoves nuk figuronte aty, pse ishte krytar i LDK e as pse ishte figure politike, seppse gjithkush e dine, se kur nje popull eshte i okupuar, aty vetem politik dhe politikan nuk behesh dot.
Popujt e pushtuar nuk bejne jet politike, e as nuk themelojne Parti politike, perjashto ndonje rast, kur kjo mjegull dhe ky teater i leverdis vetem pushtuesit.
Ibrahim Rugova, qysh me shfaqjen e pare te UÇK u barikadue kunder saj, dhe jepte deklarata kunder UÇK, ashtu siq e mesonin padronet e uDB-se, me qellim te vetem, qe te fus huti tek shqiptaret, qe UÇK ta paraqiste si nje Organizat, siq shprehej Ai atehere, si dore e zgjatur te Serbise.
Pas postimit te kesaj pergjegje, do tu percjell edhe shkrimin tim, qe zgjojë reagim negativ dhe pozitiv, tek shqiptaret e Kosoves
Ky ishte shkrimi im ne Facebook qe hallakati faren e keqe shqiptare !
Qerim Kelmendi ka shpërndarë videon e Beteja e Llapashticës.
Janar 6 në orën 4:59.MD ·
IBRAHIM RUGOVA ISHTE NE LISTEN E UÇK, PER TU LIKFIDUAR SI BASHKPUNTOR I SERBISE, !
UÇK-ja e kishte Listen, se cilet bashkpunore te Serbise, pra cilet Kolaboracionista duheshin ekzekutuar nga radhet e saja.
Ibrahim Rugova ishte ne listen e atyre qe duhej te ekzekutooheshin nga Celulat tona te UÇK-se.
Edhe atehere , edhe sot sikurse atëhehere kam bindjen, se Ibrahim Rugova eshte futur ne ate List, sepse UÇK kishte arsye te forta per ta ekzekutuar kete Tradhtarë.
Une po theme si ka qene çendrimi yne atehere dhe uroje qe per keto fakte qe po sjell, te mos paragjykohem, sepse UÇK duhet te ndeshkohet pse nuk e ka likfiduar ate tradhtare e jo pse e ka patur-futur ne Liste.
Nje Organizat, nje Ushtri çlirimtare, siq ishte UÇK, ne ato kushte dhe rrethana, si vepronte, e ka patur te pa mundur te krijoj Infrastruktur Ligjore per ndeshkimin e bashkepuntorve te Serbise dhe e ka patur te pa mundur, ne kushtet e nje Okupimi te eger-klasik, te beje Referendum popullor, dhe ti pys te tjeret, se cili tradhtare nduhet falur dhe cili duhet ekzekutuar…
UÇK-ja, nga gjithe historit e Ushtrive Çlirimtare, ne historit e Botes, eshte Ushtria, qe do mbahet mend, se ka ekzekutuar dhe ndeshkuar me se paku bashkpunore te armikut, dhe keto statistika mund te nxjerren edhe nese behen llogari per koke-frymë banori, duke i krahasuar me Shtetet tjera analoge.
Llogarisni Francen dhe paramendoje se, nese si UÇK do kishim kopjuar logjiken franceze, sa intelektuali dhe sa agjenti, qe ishin bashkpuntore te UDB-se dhe KOS-it, e kane patur hakë ekzekutimin si tradhtarë te Vendit te tyre.
Ketë List e kam patur ne dorë, dhe per kohe te gjatë, kete list qe ma pat dhene nje Hero, qe tani nuk jeton, dhe kjo List ka pas mbetur e futur thelle ne nje Kauq, tek Baza ilegale, ku une jetoja si Ilegal, ne periferi te Prishtines(gjate perjudhes 1996-1997, nje shtepi qe ishte afer Medreses, pertej Tregut te druve, e qe pronar ka qene Baca Sadik, nje qiradhenes, si shume qiradhensa tjere te Prishtines…
Shoku Bedri, ti je i shkolles se vjeter, dhe din fare mire se kishte kiste liduidimesh per me teper ti ke marre pjese ne perpilimim te tyre. Disa nga ata ne liste u vrane gjate lufte dhe pas. Se a ishte Rugova tradhetare dhe sherbetor i serbeve tregoi koha, populli i kosoves dhe bota mbare.Ai ne zyren e ti si para ashtu edhe pas lufte mbante portretet e Nene Terezes dhe Papes, po ti me shoket tu ne Zvicer cilin portret e mbanin. Tahir Zema me shoket “tradhetare” luftuan balle per balle ne betejen e Loxhes, ke artikuj te gazetave me te njohura te botes per kete.Ai dhe ushtaret “tradhetare” nuk pershendeteshin me grushtin dhe nuk kishin komesar politik si shoket tu. Per shoket tu te idealit: H.Thaci, I.Kelmendi, M.Zeka, XH.Haliti, K.Veseli etj…ata vet ngadale po e tregojne fytyren e vet te spiunave dhe vrasesve, ke mjaft intervista dhe deklarata te perditeshme.
Po pse nuk e pranon edhe ti ore Bedri, ta futen shoket te lane me gisht ne goje si ata ne Kosove ashtu edhe ata ne Shqiperi….
ISA MUSTAFA ESHTE VAZHDUSI I IBRAHIM RUGOVES
1. RUGOVA NUK DONTE TE FIRMOSEJ RAMBUJEJA.
2 UCK I QUAJTI TERRORISTE
3 U STREHUA TEK MILOSHEVICI KUR DJEMT DHE VAJZAT KOSOVARE LUFTONIN
4. ULARGUA NE ROME ME 26 SOJ ESOROLLOP TE TIJ KOSOVEN E LA NE FLAKE ( RUZVELTI I dergoi ne lufte te dy djemte e tij sizbulusa te thjeshte njerin te ajerit tjeteri I Flores detare)
5NUK DONTE FLAMURIN E SKENDERBEUT
6 .VODHI 400 MILION DOLLARE NGA KOSOVARET DHE DIASPORA E SAJ SE BASHKU ME BUKOSHIN E TE TJERA E TE TJE……….RUGOVA NE KETE BOTE NJE MIK SHQIPTARKATE
ASHTU QUAJTURIN LIDER HISTORIK TE P.DEMOKRATIKE NE SHQIPERI