“Ai shfaqet gjithnjë pasi del dielli dhe pas pushimeve…”, dy deklarata nga PD

Saimir Lleshi

Partia Demokratike shprehu shqetësimin për banorët e përmbytur, duke theksuar se qeveria nuk u ka dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar Reila Bozdo tha se banorët në Katund dhe në Sukth janë ende pa kushtet minimale, pa ushqim dhe pa orendi.

“Pasi ka zhdukur tre herë në prag të tre dimrave rreth 12 milionë dollarë të destinuara për kanalizimet, Edi Rama refuzon të marrë masa e të vlerësojë me seriozitet zonat e përmbytura. Ky është viti i tretë që Edi Rama jo vetëm është përgjegjës për përmbytjet, duke hequr fondet për kanalizimet e duke i dhënë si pako dhuratë për klientelën e tij, por nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pasi përmbytjet ndodhin”, theksoi ajo.

“Ai shfaqet gjithnjë pasi del dielli, ose pasi kthehet prej pushimeve duke fajësuar të tjerët”, shtoi.

Për të disatën ditë radhazi, Grida Duma kërkon përgjigje për hidrocentralin e Skavicës. Edhe sot, ajo i drejtoi disa pyetje qeverisë.

 “Edi Rama refuzon të përgjigjet, por pyetjet që kanë qytetarët dhe opioni publik mbeten;

-1 A ka bërë ai negociata të fshehta e të paligjshme me kompaninë Suzer?

-2 Pse u mbajt sekret propozimi i Suzer dhe vlerësimi i saj me bonus?

-3 Pse vendimi i qeverisë për Suzer nuk u publikua bashkë me vendimet e tjera të datës 23 dhjetor, por vetëm pasi denoncoi opozita?

-4 Sa herë e ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit ministri Ahmetaj, dhe me çfarë qëllimesh?

Edi Rama refuzon të përgjigjet, por ai do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët për aferat e tij korruptive me pasuritë publike”, tha Duma. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *